Shqiptarët edhe në Zelandën e Re festuan festën e Flamurit – 28 Nëntorin

0

Komuniteti shqiptar në Auckland (Zelandë e Re) u mblodh sot në një drekë të përbashkët për të shënuar Ditën e Flamurit. Takimi kaloi me emocione të përziera dhembjeje e krenarie. Dhembje për viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe emocionet e krenarisë që na jep Flamuri fushë kuq e shkabë zeze nga më të vjetrit në botë. Krejt kohën gjatë bisedave dominoi ngjarja tragjike pas shembjes së pallateve e shkatërrimeve në Shqipëri si dhe gatishmërinë e Kosovës për t’i ndihmuar vëllezërit e tyre në Durrës, Thumanë etj. Mes lotëve të tubuarit përkujtuan me një minutë heshtje të vdekurit për të vazhduar më vonë me lutje për shërimin e të plagosurve dhe sistemimin (strehimin) e njerëzve të shtëpive të rrënuara. Duke parë solidaritetin e treguar të gjithë kishim bindjen se shqiptarët në kohë të liga Flamuri për të cilin ishim mbledhur i përbashkon shqiptarët më shumë se gjithçka tjetër.