Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar, libri skandaloz që e mësojnë nxënësit shqiptarë?!

0

Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar” ka përmbajtje skandaloze që ka të bëjë me shqiptarët.

Në disa faqe të këtij libri për nxënësit shqiptarë vërehen pjesë të shpifura dhe etiketuese ndaj shqiptarëve, të përgatitura nga historianë maqedonas.

Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit”, thuhet në faqen 99 të këtij libri, shkruan Portalb.mk.

Më tej edhe në faqen 104, thuhet se: Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.

Ajo që është më skandaloze është pjesa ku shkruhen pjesë të poemës “Serdarot” të Gligor Përliçev ku thuhet se: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.

Më tej jepen edhe detaje tjera skandaloze që i sjellë portalb.mk, siç janë:

  • Në faqen 103: Shqipëria shfaqet si okupatore e Maqedonisë Perëndimore.
  • Në faqen 105: Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia.
  • Në faqen 84 dhe 85 në pjesën e definimit të Maqedonisë antike dhe të sotme, figurativisht dhjetëra herë “lind” dhe “vdes” shteti i Maqedonisë, kjo paraqet pengesë për krijimin e një pasqyre të qartë të historisë së Maqedonisë.
  • Gabime bëhen edhe me prejardhjen e pakicave, ngaqë aty futen të gjithë të ardhurit, duke krijuar idenë se në Maqedoni nuk ka popull autokton.

Portali nga Shkupi shkruan se kanë vizituar gjimnazin “Zef Lush Marku”, ku u pa se këto libra ishin ende në përdorim. Lidhur me këto skandale kërkohet ndërhyrja urgjente e Ministrisë së Arsimit. Ministri Arbër Ademi ka premtuar korrigjimin e të gjitha librave me përmbajtje kontestuese. (INA)

Pjesë nga libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë për vitin II të gjimnazit të reformuar”

Pjesë nga libri "Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar"

Pjesë nga libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë për vitin II të gjimnazit të reformuar”

Pjesë e librit të historisë