Shqiptarët në Maqedoni fitojnë 33 deputetë?

0

Sipas Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, kur janë numëruar mbi 96 për qind të votave Shqiptarët në Maqedoni kanë fituar 33 mandate, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas kalkulimeve zyrtare të KSHZ, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët 12, Partia Demokratike Shqiptare 1 mandat dhe Lëvizja BESA, e cila garoi në koalicion me LSDM, 4 mandate.

Megjithatë, këto janë kalkulimet të rezultateve preliminare nga ana e KSHZ-së. Nesër pritet të jepen rezultate zyrtare.

Ndërkaq, në kampin maqedonas LSDM ka fituar 45 mandate, ndërsa VMRO 44 mandate. (INA)