Shqiptarët në zgjedhjet e Hamburgut: Pesë kandidatë garojnë për Parlamentin lokal

Picture of Ina Online
Ina Online

02/03/2025

Hamburg, 2 mars 2025 – Dita e sotme shënon zgjedhjet për parlamentin e landit të Hamburgut, një moment kyç për qytetin dhe një dëshmi e integrimit të diasporës shqiptare në jetën politike të Gjermanisë, shkeuan kryeministri Albin Kurti.

Ajo që bie në sy në këto zgjedhje është prania e pesë kandidatëve me prejardhje shqiptare, të cilët përfaqësojnë parti të ndryshme politike, duke treguar jo vetëm pjesëmarrjen aktive të komunitetit shqiptar, por edhe ndikimin e tij në shoqërinë gjermane.

Kandidatët shqiptarë që kërkojnë votën e qytetarëve të Hamburgut janë:
• Dafina Berisha (SPD – Partia Socialdemokrate)
• Kushtrim Lulaj (CDU – Unioni Kristian-Demokrat)
• Muhamet Idrizi (CDU – Unioni Kristian-Demokrat)
• Nikola Tunici (CDU – Unioni Kristian-Demokrat)
• Sami Musa (FDP – Partia Demokratike e Lirë)

“Pavarësisht orientimeve të ndryshme politike, pjesëmarrja e tyre tregon një avancim të madh të shqiptarëve në Gjermani, si dhe përfshirjen e tyre aktive në proceset demokratike. Kandidimi i pesë shqiptarëve në një qytet si Hamburgu është një tregues i qartë i rrugës së gjatë që ka bërë komuniteti ynë drejt integrimit dhe përfaqësimit të denjë.

Për shqiptarët që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, pjesëmarrja në votim është një mundësi për të ndikuar në vendimmarrjen politike dhe për të përkrahur ata që përfaqësojnë interesat e komunitetit.

Zgjedhjet e sotme pritet të sjellin një garë të fortë mes partive, ndërsa rezultatet do të tregojnë se sa mbështetje kanë arritur të sigurojnë kandidatët shqiptarë në rrugëtimin e tyre politik. Pavarësisht rezultateve, vetë fakti që pesë shqiptarë janë pjesë e kësaj gare mbetet një arritje e rëndësishme dhe një hap i madh përpara për diasporën tonë në Gjermani.”, ka shkruar Kurti. (INA)

TË FUNDIT

Letër publike dhe një kërkesë nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi nga Kumanova

Një sekondë shpëton jetën e Gjesti-t në BBVA

Gjykata lë në burg kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu

BDI: Faji për tragjedinë në Koçani të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj

Ish-ministri maqedonas pranon ekzistencën e shqiptarëve orthodoksë në Maqedoninë e Veriut

Granit Xhaka nuk kursen mbështetjen për Gjestin para gjysmë finales

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË