Shqiptarët – Popull Themelues në Maqedoninë e Veriut

Picture of Ina Online
Ina Online

20/06/2025

Nga Arsim Sinani

Mbi këto ide:

Ky manifest përfaqëson një reflektim të thellë dhe një thirrje të guximshme për njohjen dhe fuqizimin e shqiptarëve si popull themelues në Maqedoninë e Veriut. Nëpërmjet analizave historike, politike dhe kulturore, dokumenti synon të nxisë një vetëdije kolektive që ndërton bashkëjetesë të drejtë dhe të qëndrueshme, duke përgatitur terrenin për një Maqedoni demokratike, euro-atlantike dhe progresive.

1. Shqiptarët nuk janë pakicë – janë popull themelues

Shqiptarët nuk janë dhe nuk duhet të trajtohen si pakicë në një shtet ku kanë qenë pjesë historike, demografike dhe politike. Ata janë popull themelues i Maqedonisë së Veriut. Pa shqiptarët, shteti nuk do të kishte stabilitet, legjitimitet dhe funksionim real institucional.

2. Gjuha shqipe – kusht për ndarje reale të pushtetit

Zbatimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore është parakusht i domosdoshëm për ndarjen reale dhe efektive të pushtetit ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Gjuha është instrumenti i përfaqësimit real dhe sovranitetit.

3. Marrëveshja e Ohrit dhe parimi i Badinterit – instrumente, hap drejt bashkëpunimit

Marrëveshja e Ohrit dhe parimi i Badinterit kanë ndihmuar në stabilizimin politik të Maqedonisë së Veriut, por ato duhet të shërbejnë si baza për krijimin e një vetëdijeje shtetformuese për shqiptarët në sistemin shtetëror.
Këto parime duhet të ruhen dhe respektohen, si mjet për të mos lejuar linjën serbe që të mbajë fragjië sistemin shtetëror dhe për të garantuar një bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet popujve themelues.

4. Marrëveshja historike mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Maqedonia e Veriut është një projekt politik qëdo të duhej të bazohet në marrëveshjen historike mes dy popujve themelues: shqiptarëve dhe maqedonasve. Ky bashkëjetesa dhe dakordësia do të jenë themeli i vetë shtetit dhe legjitimitetit të tij.

5. Presioni serb dhe ndikimi i tij negativ

Presioni i vazhdueshëm i elementeve të jashtme, kryesisht serbe, ka krijuar një mentalitet dhe politikë që trajtojnë shqiptarët si rrezik, duke dëmtuar shtetformimin dhe shëndetin institucional të Maqedonisë së Veriut.

6. Shqiptarët – faktor stabiliteti dhe demokracie

Shqiptarët janë një faktor stabiliteti dhe fuqie integruese në rajon. Ata përfaqësojnë vlerat demokratike dhe lidhjen me Perëndimin, duke kontribuar në forcimin e shtetit dhe perspektivën evropiane të tij.

7. Heqja e anashkalimeve

Këto ide nuk janë thirrje për përçarje, por kërkesë për heqjen e anashkalimeve ligjore, institucionale dhe kulturore që u mohojnë shqiptarëve barazinë e plotë dhe pozitën e tyre themelore në shtet.
Maqedonia e Veriut është vend i dy popujve me shumicë; shqiptarët janë popull themelues dhe kërkojnë barazi reale, jo përfaqësim formal.

8. Maqedonia euro-atlantike – perspektiva dhe vlera shqiptare

Maqedonia e Veriut, si shtet me aspirata euro-atlantike, duhet të pranojë realitetin shqiptar si vlerë dhe pjesë thelbësore të demokracisë dhe perspektivës së saj evropiane. Njohja e këtij realiteti është baza për funksionimin e demokracisë së mirëfilltë dhe për përfshirjen e barabartë të të gjithë qytetarëve.

9. Shqiptarët dhe vizioni për një Maqedoni europiane, të hapur dhe progresive

Shqiptarët e duan Maqedoninë si një vend me vlera europiane, të hapur dhe të zhvilluar, ku sundojnë idetë progresive dhe ku nuk ka vend për frika, paragjykime apo ndikime të dëmshme që e dobësojnë shtetin dhe shoqërinë.
Për këtë nevojitet një brez vizionar që të kuptojë se shqiptarët janë shtytës drejt Adriatikut dhe Evropës, duke çuar Maqedoninë përpara, dhe jo të mbetet peng i mentaliteteve të vjetra dhe ndikimeve që vijnë nga qendra të tjera si Çaçaku, ku vazhdojnë të funksionojnë interesa që kundërshtojnë zhvillimin e vendit.
Në këtë kontekst, Maqedonia e Veriut shpesh trajtohet si një banovinë serbe, e përdorur si hambar për doktrinën serbe dhe jo si një territor që duhet të zhvillohet dhe forcohet.

Ky brez duhet të ketë guximin dhe qartësinë për të ndërtuar një Maqedoni të fortë, demokratike dhe të përbashkët, ku shqiptarët janë pjesë e palëkundur e së ardhmes.

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË