Nga Beqir Sina/INA
Komunitetet shqiptare dhe ukrainase në New York zhvilluan një protestë paqësore për të mbështetur popullin e Ukrainës kundër sulmeve të forcave ushtarake ruse.
Ndërsa lufta hyri në javën e saj të tretë,(dita 17të) dhe qindra civilë janë vrarë, ndërsa rusët vazhdojnë bombardimet e tyre ndaj qyteteve dhe qytezave kryesore, në New York, dhe qytet e mëdha në SHBA, vazhdojnë protestat në mbështetje të Ukrainës, për ndalimin e luftës.
Protesta e së shtunës u zhvillua para Misionit të Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara, në qytetin e Nju Jorkut pranë Rrugës Lexignton Avenue.
Në këtë protestë morën pjesë dhjetëra aktivist shqiptar të cilët dolën në solidaritet me Ukrainën, duke ju bashkuar kështu protestuesve ukrainase në të gjithë qytetin e New Yorkut.
Ata thane se Diaspora shqiptaro-amerikane janë shumë të shqetësuara për fatin e popullit të Ukrainës të sulmuar barbarisht nga forcat ushtarake të Rusisë, duke kujtuar se i gjithë kombi shqiptar është i shqetësuar për gjenocidin rus në Ukrainë.
Ish gazetari i Zërit të Amerikës Gjekë Gjonlekaj, i cili bashkëudhëhoqi protestën e shqiptarëve, dhe ishte ai që e inicijojë dhe organizojë këtë protestë , tha në fillim të fjalës së tij “ kjo tragjedi na kujton gjenocidin serb kundër popullit shqiptar gjatë luftës së Kosovës për liri .”
Ai tha se “ne shqiptarët e Amerikës kemi detyrime morale të mbështesim luftën e atij populli për liri e demokraci. Nga ana tjetër kemi detyrime të veçanta ndaj Shteteve të Bashkuara për shpëtimin e Shqipërisë që nga copitmi në vitin 1919, dhe ndihma e SHBA e Natos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “
Zoti Gjonlekaj paralelizojë kohën e diktatorëve me atë çfarë mësuan Shqiptarët nga ballafaqimi me diktatoret më të këqij.
Demonstruesit shqiptar që erdhën duke u shtuar në numër, mbanin flamujt amerikan, shqiptar dhe Ukrainës, si dhe pankarta ku bëhej thirrje për ndalimin e luftës. “Putin, larg duart nga Ukraina” lexohej njëra dhe “Stop Putin Stop War” ishte në një tjetër ndërsa protestuesit në korë brohorisnin vazhdimisht “Ndal luftën”, “Albanian Stand with Ukraine”, etj.
Folësit gjatë protestës që zgjati rreth 2 orë e përshkruanin presidentin rus Vladimir Putin si Adolf Hitler, duke kundërshtuar luftën dhe duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s të zbatojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin ku po zhvillohen luftime të përgjakshme. (INA)
https://www.facebook.com/beqir.sina/posts/5245276485537229