Shqiptarët që i bashkon veç vdekja!

Picture of Ina Online
Ina Online

17/03/2025

Kimete Berisha

Në luftë, të ndarë, me dy ushtri,
Në Liri, të ndarë, me dy Paqe,
në Paqe, të ndarë, në disa mëhalla,
para Drejtësisë, të ndarë, me dëshmitarë!

– E pse pra ju shkruani kaq keq për vdekjen, kur juve veç vdekja ju bashkon!

A s’është ndarja për së gjalli më e rëndë se vdekja!

– Pse u duket ndarja me babën e Hashim Thaçit më e rëndë se ndarja për së gjalli me Hashim Thaçin!

Kush tha që mërzia ty të bën njeri të
mirë.
Kush tha që pendimi ty ta shlyen gabimin!

Kush po të thotë ty që vdekja e Haxhi Thaçit të pajtoi ty me Hashim Thaçin!

Vdekja s’është disfatë.
As fat i keq.
Ndoshta është bekimi më i madh!

Se njerëzit ndahen me njëri-tjetrin shumë kohë para se t’i ndajë vdekja!
Që s’është çast!
S’është moment!

Hashim Thaçi nuk është për gjynah!
Nuk ka nevojë për mëshirën tuaj.
Ka nevojë për drejtësi.
E drejtësia s’ka ku të shkojë përtej…

Hashim Thaçi s’ka nevojë për poezitë tuaja primitive.
Për Ngushëllimet e armiqve.
Mos u paça borxh.
Pse nuk ua mbyllin derën.

Të atyre që e çuan burg.
e sot shkojnë e qajnë në shtëpinë e tij.

Aman, pse s’ua mbyllni derën!

Hashim Thaçi nuk është për gjynah!
Prandaj, mos e rritë mërzinë, mos u trishto ti më shumë seç u trishtove për babën tënd…

Se vdekja është gjë normale!
Jonormale është të pikëllohesh rrejshëm si ti,
apo më shumë seç të takon!
Jonormale është që tregimin tënd ta shkruash me gjakun e tjetrit!

Heroi nuk mund të jetë për Gjynah!
Prandaj.

Hashim Thaçi nuk ka nevojë për Ju.
Ka nevojë për Drejtësi.
Që nganjëherë shkon përtej…

Ai
Nuk ka nevojë për vajtorët e politikës, as për ata të gazetarisë.
Le t’i këqyrin ata vdekjet e veta…

– Dashuria gjithmonë i mbijeton vdekjes!

P.S. Ngushëllime për babën, Hashim Thaçi!

TË FUNDIT

Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 4

Gjesti jep vulën, tregon si ndihet me Eglin

Incident që në hyrje të Big Brother, ja çfarë ndodhi?

Jul Deda nxjerr sheshit pak para finales emrin e FITUESIT të BBVA 4?

Lojtari i Madh!

“Unë e di kush e ka të blerë çmimin”, ish-banorja hedh dyshime për finalen e BBVIP4

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË