“𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭” 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐫𝐞𝐧𝐨𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐬𝐞 𝐧𝐣𝐢𝐡𝐧𝐢𝐧 𝐌𝐢𝐣𝐚𝐥𝐥𝐤𝐨𝐯𝐢𝐧?!

Picture of Ina Online
Ina Online

12/12/2024

Një shkrim që pata publikuar në shtator 2017 ishte një realitet, por këtyre doli një e vërtetë e ndyrë me Listën e Zezë që nxorri të palarat. Si është e mundur të ndihmohet satrapi apo orkestruesi i rasteve të montuara makabre ndaj shumë të pafajshmëve shqiptarë që po dergjen burgjeve!!!

Shkruan: Naser Pajaziti
Ribotim/ botuar më shtator 2017

“E njoh Mijallkovin”, “I fortë është”, “Baba Mijallkov”, ishin shprehjet që shumë shqiptarë i thonin me krenari nëpër kafene e çajtore.

Por thuhej edhe nga politikanë e zyrtarë shqiptarë, që gjithçka e ndërlidhnin me ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov.

Kishte nga ata që dilnin edhe në fotografi në facebook, duke u krenuar se e njihnin njeriun që vendoste për gjithçka në Maqedoni.

Por sot ka një heshtje. INA ka kontaktuar në facebook me një shqiptar që në albumin e tij mban foton e Mijallkovit, por s’ka pasur përgjigje.

Për ate se Mijallkovi vendoste për gjithçka dëshmojnë edhe “bombat” e Zaevit, ku dëgjoheshin biseda se si ish-shefi i shërbimit sekret realizonte punësime të shqiptarëve, duke kënaqur apetitet e të gjithve, por vendoste emërime të caktuara të kuadrove shqiptare edhe nëpër institucione të larta.

Edhe nga politikanë e zyrtarë të partive nuk duan të flasin për protagonistin e mirënjohur të ish-qeverisë së kaluar, i cili kontrollonte gjithçka në Maqedoni.

Vlen të theksohet një batutë e një diplomati europerëndimor, i cili në një bisedë me Mijallkov, i kishte thënë që ti jap emailin për ti dërguar një dokument, por përgjigja e ish-shefit të shërbimit sekret ka qenë: “dërgoje ku të duash në emailat zyrtare të shtetit, se më vjen ose e marr”.

Nga ana tjetër, adhurimi i tij kishte shkuar aq larg sa që shumë përkrahës të tij kishin bërë edhe tatuazhe në trup me profilin e tij.

Njeriu që dikur mbante këtë famë mes disa shqiptarëve, sot është i akuzuar i Prokurorisë Speciale, për veprime kriminale që kanë të bëjnë me përgjimet. Atij i është konfiskuar vetëm pasaporta, ndërsa nuk ka masë paraburgimi.

N.P. / shtator 2017

TË FUNDIT

Licencat dygjuhëshe në Kuvend, me kërkesë të qytetarëve do të jepen edhe në gjuhën shqipe

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

Pse Trump firmosi daljen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë?

ME TE LEXUARA

1
Licencat dygjuhëshe në Kuvend, me kërkesë të qytetarëve do të jepen edhe në gjuhën shqipe
1
Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!
1
"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)
1
Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin
1
Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

LEXO MË SHUMË