SHQIPTARËT SI OBJEKT MANIPULIMI

0

Shkelzen Halimi

Shqiptarët kanë nevojë për një periudhë lumturie e përparimi, që t’i shijojnë të mirat e vullnetit të popullit dhënë të përzgjedhurve që u zotuan se do të jenë përfaqësuesit e tyre më të denjë në institucionet ku merren vendime të rëndësishme, mbase edhe historike. Shqiptarët nuk do duhej të trajtohen si objekt manipulimi dhe eksperimentimi dhe as si trampolinë në realizimin e synimeve grupore dhe personale. Shpesh reagimet emocionale mbizotëronin mbi arsyen. Dhe, pikërisht këtyre reagimeve (emocionale), njerëzit e nëntokës politike u jepnin intensitet, duke i kultivuar dhe mbajtur në jetë sa më gjatë.
Filozofia e atyre shqiptarëve që u futën në politikë ishte që ta “shpëtojnë” Maqedoninë (joshja e përhershme e palës maqedonase), por në fakt, siç edhe u dëshmua qartë, ata pa dhembje e fundosnin çështjen shqiptare. Sepse, pushteti, për t’i realizuar qëllimet e veta, gjithmonë ftonte dhe fton në ndihmë terrorin dhe frikën.