Shqiptarët u graduan detektiv të klasës së dytë, në uniformat blu të Nju Jorkut

ina-online
ina-online

20 Gusht, 2023

Përgatiti: Beqir Sina/INA

“Mbi 700 shqiptarë janë pjesë e organeve amerikane të zbatimit të ligjit, ka në Shtëpinë e Bardhë dhe FBI!” kështu të paktën ka thënë një oficer i lartë në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ishin një grup shqiptarësh inisiatorët që e nisi të parët, mbledhjen së bashku në një shoqatë, duke bërë bashkë rreth 120 policë shqiptaro – amerikan, që ushtronin këtë profesion në uniformat blu amerikane, shumica ishin nga Departamenti i Poliicisë në New York, por që përfshiu edhe disa policë shqiptar nga shtetet për rreth, të cilët në Bruklin themeluan shoqatën e tyre, që i vendosën emrin Shoqata, “Illyrian Society of Law Enforcement”

Kurse, kryetar i parë i kësaj shoqate, ishte zgjedhur ish oficeri i policisë me gradën Kapiten z. Flamur Cani, i cili kishte punuar afro 25 vjet në NYPD (Departmenti i Policisë së New York-ut).

Pas tij e mori drejtimin e kësa shoqate oficeri i lart Ylli Dautaj, me gradën Lejtnant në NYPD – duke u zvendësuar mbas përfundimit të dy mandateve me oficeren policisë Jacqueline Marku.

Oficeria e policisë Jacqueline Marku, një oficere shembullore e njohur për angazhimin e saj të palëkundur, thuhet në motivacion u gradua në pozicionin e çmuar të detektivit, falë një njohje e përpjekjeve të saj të pandërprera në shërbim të komunitetit.

Në mënyrë të ngjashme, për aftësitë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm është një tjetër policë shqiptar në Departamentin e Poliicisë në New York – NYPD, Mikeljan Agolli I cili u shpërblye me një ngritje në gradën Detektiv të klasës së dytë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nefail maliqi

Zyrtare, Zvicra bëhet me 300.000 shqiptarë

Dioguardi vjosa osmani

Presidentja Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, ish-kongresistin, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi

Norvegjia

Norvegjia është jetë për ballkanasit, ja sa janë rrogat dhe profesionet më të paguara?

dashnim hebibi

Në tre librat e rinj të Dashnim Hebibi, do të gjeni veten të pasqyruar në petk fisnikërie

policia italiane

Vritet me kaçavidë shqiptari në Itali, autor i ngjarjes një bashkatdhetar (FOTO)

zvicer-1

I dënuari për racizëm ndaj shqiptarëve mund të zgjedhet kancelar federal i Zvicrës

us viza visa

Viza amerikane, 26.29% e aplikimeve nga Maqedonia janë refuzuar nga SHBA vitin e kaluar

zvicer-policia

“Për të mirën e taksapaguesve” – politikani zviceran e parkon veturën në zonën e ndaluar

gjermani jeta

53 mijë qytetarë të Maqedonisë vitin e kaluar janë shpërngulur në Gjermani

INFO

NA NDIQ