Shqiptarët, urë e pashembshme Maqedoni-Kosovë, porositë që Kurti dhe Mickoski ia përcollën njëri-tjetrit

Picture of INA
INA

18/11/2024

Shqiptarët janë ura që i mban ngushtë të lidhura Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ishte konstatimi si i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski po ashtu edhe atij të Kosovës Albin Kurti, në fjalët që mbajtën përballë njëri-tjetrit në prani të dy delegacioneve në mbledhjen ndërqeveritare.

Kur foli për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Kurti u ndal ca më gjatë. Nuk përmendi çështje konkrete për të cilat zhvillohet përplasje e madhe politike në Maqedoni, si çështja e shfuqizimit të përkatësisë etnike gjatë punësimeve ose vendim në pritje i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e gjuhëve, që po merr kritika të forta paralajmëruese nga opozita, megjithatë duke u shprehur në terma të përgjithshëm kryeministri i Kosovës tha se respektimin i të drejtave të qytetarëve pa dallim është detyrë e të dyja shteteve.
“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet t’i vështrojmë si vlerë e shtuar, si ura të pashembshme të bashkëpunimit më të ngushtë e më të fuqishëm ndërmjet dy republikave tona. Respektimi i të drejtave që qytetarëve pa dallim përkatësie kombëtare, bazuar në standardet më të mira europiane është detyrë edhe e Kosovës edhe e Maqedonisë së Veriut por edhe angazhim e përkushtim i yni si dy vende demokratike që aspirojnë anëtarësimin në BE”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Mickoski në fjalën e tij nuk “këshillime” të këtilla, por theksoi se lidhjet familjare të shqiptarëve janë një urë që do t’i lidhë edhe më shumë shtetet.

“Marrëdhëniet midis dy shteteve tona, lidhjet që janë jo vetëm shtetërore por edhe familjare midis popujve në të dyja anët e kufirit mendoj se është një vlerë e shtuar dhe një urë që akoma më shumë do të na përafrojë në vitet e ardhshme”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

U theksua edhe aspirata e përbashkët e dy vendeve për anëtarësim në BE dhe për të kontribuar në paqe përmes NATO-s. Këtu Kurti i tha Mickoskit që duhet mbetur vigjilentë ndaj rreziqeve që vijnë nga përreth, për shkak se siç u shpreh, në rajon ka aktorë që u shërbejnë fuqive keqdashëse, që synojnë ta ndalin progresin e ta tërheqin rajonin prapa duke mos lejuar që demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit të jenë vlerat tona themelore ashtu siç ne duam.

TË FUNDIT

Prokuroria Speciale aktakuzë ndaj pronarëve të dy televizioneve të njohura në Kosovë

Tetovari viktimë e rasteve të montuara, 19 vite kërkon drejtësi

Salihu mirënjohje nga FNAI për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar

Me autobus deri në Kodrën e Diellit, në fundjavë linja do të jetë e rregullt

BDI: Veting për funksionarët për 30 vitet e fundit, VLEN përgjigjet

“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË