Shqiptarëve i duhet Front ProShqiptar dhe kunder korrupsionit e krimit!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

8 Shkurt, 2023

Shkruan Fejzi Hajdari

Para Frontit Evropian, shqiptarëve i duhej Front ProShqiptar dhe kunder korrupsionit e krimit!

Para se te jemi europianë, ne jemi shqiptarë. Rrjedhimisht, duke qenë shqiptarë ne duhet te angazhohemi, mbi gjitha, ta zgjidhim çeshtjen tone kombetare ne Maqedonine Veriore, me qellim qe ne Europe te hyjme me tamam si shqiptarë europianë dhe jo te diskriminuar. Apelet per “Front te perbashket Europianë” asnjehere shqiptaret nuk i kane kontestuar, sepse, orientimi i tyre gjithmone ka qene i njejte:

ProEuropiane dhe ProAmerikë”. Shqiptarëve sot në Maqedoninë e Veriut ju nevojiten Front ProShqiptarë dhe sidomos Front kundër korrupsionit dhe krimit. Këto janë kriteret të cilët do t’i vlerësonte BE’ja dhe sidomos qytetarët shqiptarë në veçanti…

Prandaj, të habisin këto apele për front të tillë, ndërkohë që asnjëhërë, ama bash ASNJEHERË, inicuesit e ketyre iniciativave, nuk i kemi dëgjuar duke për thirrje publike për “Front ProShqiptar”!. Domethënë të kishin ngritur një iniciativë kunder formulimit OFENDUES KUSHTETUES për shqiptarët si “popull 20 per qind”.

Asnjehere nuk kishte asnje iniciative bashkimi te partive shqiptare per zyrtarizimin e gjuhe shqipe, njesoj si maqedonishtja (ose serbishtja në Kosovë ku ka 3 % serbë). Nuk kishte iniciative per nderprerjen e montimit te proceseve gjyqesore kur shqiptaret e pafajshem dënohen dhe vuajnë me dhjetra vite, disa prej të cilëve edhe ndërrojnë jetë duke vuajtur dënime, si rasti i Rexhail Qerimi (rasti Alfa). Asnjehere nuk kishte FRONT PER ZGJIDHJEN E STATUSIT TE USHTAREVE TE UCK’së…

Si qytetarë i thjeshtë t’i habitesh kur dëgjon apele për fronte europiane në momentin kur ambasadorja e SHBA’ve në Shkup, paralajmëron luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe krimit në Maqedoninë e Veriut. Habitesh se pse para kësaj, dy dekada me radhë nuk kishte asnjë apel ose iniciativë kur shqiptarët rrezikoheshin edhe fizikisht në rrugë, në shtëpitë e tyre, sic ishte rasti i rrahjes së nxënësve shqiptarë, pastaj rasti i Radishanit dhe Gjorce Petrovit…

Duke qenë argumentet dhe situata reale shumë e disfavorshme për shqiptarët sot në Maqedoninë e Veriut, qoftë në aspektin politik (statusin juridiko-kushtetues), ekonomik, social…, të habisin këto APELE ABSURDE! Gjithsesi se qëllimi është lehtë i lexueshem, por absurditeti i të tillave apele, sikur ta tall intelegjencën. Prandaj , këto apele më shumë të duken se janë të dimenzionit mjegullues sesa të dimenzionit praktik.

Front Europian? Kujt dhe pse? Kush eshte kunder ketij fronti? Cili shqiptar?

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1744

Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

IMG_1737

Fushatë me fotomontazhe ndaj gazetarëve Buzhala, Kabashi dhe Hamidi, reagon AGK

IMG_1736

Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj: Kurti paraqet rrezik për vendin, të largohet menjëherë nga Qeveria

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

tome-gashi

Gashi: Njëri nga arrestuarit në Veri është gjeneral serb…

IMG_1732

Kryeministri Kurti sot duhet mbështetur më shumë se asnjëherë!

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

INFO

NA NDIQ