Një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ka qëlluar me armë zjarri në një lagje të Athinës. Mediat greke raportojnë se personi me origjinë shqiptare fillimisht qëlloi me çifte nga ballkoni i banesës së tij në rrugën Efesou.
Policia greke në Kypseli u mobilizuar pasi mori informacionet e para për këtë ngjarje të rëndë. Dyshohet se shqiptari doli nga banesa e tij, në rrugën e Efesit aty ku nisi të qëllojë. Nuk dihen arsyet dhe identiteti i tij. Policia është ende duke hetuar ngjarjen.