Shqiptari bën copash me thikë gruan 20 vjet më të re! Fëmijët shohin të gjithë skenën

0

Një grua 28 vjeçare shqiptare, nënë e dy fëmijëve, është goditur në mënyrë të përsëritur me thikë nga bashkëshorti i tij 48 vjeçar, me origjinë po ashtu shqiptare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Piacenza të Italisë orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke lënë të shtangur fqinjët e pallatit që menjëherë pasi kanë dëgjuar të bërtiturat dhe dhimbjen e të resë, kanë njoftuar policinë.

Efektivët kanë mbërritur dhe kanë arrestëtuar menjëherë 48 vjeçarin shqiptar që kishte therur gruan e tij me një thikë të kuzhinës.

Fatmirësisht e reja është gjallë dhe goditjet e shumta të thikës nuk i kanë kapur organet jetësore. Aktualisht ajo është e shtruar në spital dhe nën kujdesin e mjekëve.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në apartamentin e çiftit shqiptar, ndërsa skenat e horrorit, sesi 48 vjeçari po godiste me thikë gruan e tij, janë parë nga sytë e fëmijëve të çiftit, një djalë dhe vajzë e mitur.

Ende nuk është e qartë se kush ka qenë arsyeja e vërtetë, por media italiane raporton se një motiv mund të jetë dyshimi se 48 vjeçari ka qenë i pirë në momentin që ka kryer krimin./Gazeta Express

Komentet

komentet