Shqiptari Fadil Rama ushqen plakën serbe 92 vjeçare (VIDEO)

0

Enver Fadil Rama, një hero i humanizmit, tolerancës dhe Kosovës europiane

Në fshatin Vaganesh të komunës së Kamenicës jeton një njeri.

Një grua. 92-vjeçare. Me nacionalitet: serbe. Këtë plakë çdo të treten ditë e viziton Fadil Rama. Ai kujdeset për të. I sjell ushqim.

Bisedon me të. “Të kam sjellë bukë, çorbë, qe edhe hallvë”, i thotë Rama plakës, duke i shpjeguar se hallva është përgatitur për nder të një nate të madhe të myslimanëve.

Dhe plaka falënderohet duke bërë kryqin. Ndërsa Fadil Rama e përshëndet dhe largohet, plakës i rrjedhin lotët… Por Rama bën një premtim: do të shkojë pas tri ditësh sërish te plaka për t’i sjellë ushqim. – Një kronikë e gazetarit Avni Ahmetaj për al-Jazeera Balkans.