Shqiptari fiton zemrën e trajnerit Sarri dhe tifozëve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

7 Prill, 2023

Elseid Hysaj është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të Lacios këtë sezon në repartin e mbrojtjes.

Mbrojtësi shqiptar e nisi sezonin me luhatje, teksa tashmë është titullar i padiskueshëm tek skuadra laciale.

Së fundmi “Il Messaggero” ka zbuluar një detaj interesant që emocionoi tifozët e ekipit dhe trajnerin.

Për shkak të një dëmtimi, Hysaj ishte në dyshim në derbin me Romën.

Sarri e pyeti Hysajn nëse mund të luante dhe e ndiente veten gati për të zbritur në fushë, ndërsa përgjigja e mbrojtësit shqiptar ishte: “Trajner, unë luaj edhe me një këmbë nëse do”.

Me këtë deklaratë, duket se shqiptari ka fituar simpatinë e të gjithëve, duke nxjerrë në pah shpirtin e sakrificës dhe dashurinë për skuadrën e tij. Kujtojmë që në derbin ndaj Romës, Hysaj luajti me injeksion, ndërkohë që ditën e shtunë, skuadra laciale, pret Juventusin, në një sfidë vendimtare për fatet e sezonit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inzaghi

Inzaghi: Inter nuk ka frikë nga City

ardian nuhiu

Nuhiu zyrtarisht trajner i kuqezinjëve të Tetovës

galtier-psg

Francezët e nisin merkaton me “vrull”, PSG realizon 2 “goditje” në 1 ditë

igli

​Tare largohet nga Lazio pas 18 vitesh

bad news eagles

Bad News Eagles mposhtin ekipin serb Sangrija

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

Sylvinho (Olympique Lyonnais, Trainer, head coach); Porträt, Einzelbild

Silvinho: Dua gjashtë pikë nga dy ndeshjet e radhës, mezi pres të dal para tifozëve shqiptar

benzema

​200 milion euro në vit, Benzema nënshkruan me klubin e ri

manchester-city

De Bryjne: S’ka presion, do të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer në Stamboll

INFO

NA NDIQ