Shqiptari i Bigbradhërit!

INA
INA

02/12/2023

Çun Lajçi

Nji nanë e mbante djalin n’parzëm. Ai qante n’përqafimin e nanës. Qante edhe nanëshkreta për djalin që po ikte n’mërgim.
– Qajta edhe unë, tek sa po i shikoja nanë e bir, se si merreshin ngrykë, tue ia puthë sytë djali nanës, tue ia puthë sytë nana djalit e n’lot tue u la që të dy!
Zot sa dhimbje ka ky popull! Zot sa ndamje ka ndër shqiptarë; – ofshana tue i fshi lotët që s’pyesnin!
Sot u nisa për Shtudgart me dhimbje djemësh për nanat e me dhimbje nanash për djemë!
– Galicën time e përqafova të shkallët lëvizëse; – rujma djalin i thashë, se ikjet s’paskan fund!
Nusja e djalit qeshi; – ti s’ke djal që ikë po ke djal që t’i pret kthimet tua, tha Kosovarja e ma vuni çantën n’shpindë dhe m’dëshiroi rrugë këthimi!
Ah!
Sa i pikëlluar isha sot n’aeroportin Adem Jashari kur pashë tue u nda nanat prej djemëve e kur mu kujtua vrasja e nji tjetër nane!
– Lindje, rritje, dasma, luftëra, vrasje dhe vdekje, kurrë s’u ngopëm!
Kush qanë, kush qeshë, kush dergjet n’shtrat, kush merr rrugë gurbeti, kush hip n’bisht t’ballanës, ( si unë) me nji çantë librash!
P.S.
Mbramë e pashë Bigbradhërin dhe ligësinë e shqiptarit; – e len t’fejuemen pehrri n’shtëpi me njimijë e nji premtime, e mashtrohet mbas tjetrës për kajtje, për pare, për sex … dashninë e shfrenueme!
– Tjetri e han bukën e Suedisë e kthehet n’Kosovë me vra gruen, nanën e dy fëmijëve, sigurisht për dashninë tjetër, – lakminë që e vërbon!

Aeroporti Adem Jashari
02.12.2023

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sara HOXHA LEDRI

”Do më bëhej qejfi nëse fiton”, Sara tregon se kë mbështet në Big Brother

A825DDE7-9B9E-4067-8971-02612F849F89-750x449-1

Pasi iu zbulua romanca, Azeti i çon dron Erjolës në “BBV”?

Screenshot_2024-03-04-14-27-37-188_com.facebook.katana-edit

Florjan Binaj ironizon rëndë Ilnisën dhe Meritonin pa harruar dhe ish fituesit

Screenshot_2024-03-04-14-22-55-410_com.instagram.android-edit

Vajza e vogël qanë për Luizin dhe Kiarën (video)

luiz-ejlli

Luiz Ejlli do të futet sërish në “BBV3”, zbuloni datën

sara bardhi

“Ti je nëna e fëmijëve të mi”/ Bardhi bën deklaratën e papritur ndaj Sarës

diola desta

Diola Dosti në lidhje me biznesmenin kosovar?

zarf i zi

“Vëllai i Madh nuk toleron më”/ Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother VIP, shkak Françeska dhe Sara

Sara gjordeni bbvip

Sara ndjek strategjinë e Luiz Ejllit, tenton t’i hyjë në tualet Françeskës

INFO

NA NDIQ