Shqiptari i diamantëve sjell risi, unaza unike prej 510 mijë euro del në shitje

Në media shpesh kemi folur për shqiptarë të suksesshëm anë e mbanë botës. Për shqiptarë që kanë ngritur një karrierë e famë që e gjithë bota ia njeh. Por kjo është historia e një shqiptari që është shndërruar në kryefjalë kur vjen puna për diamant.

Kjo është historia e një shqiptari, një histori suksesi rrethuar nga shkëlqimi i gurëve të çmuar.

Albert Kuzhnini nisi një biznes në Zvicër, përpara 20 viteve, kur disa prej nesh nuk i njihnin diamantët. Vizioni i tij ishte i qartë, suksesi ishte rruga e tij e vetme. Që prej asaj dite gjithçka ka ndryshuar, veç cilësisë dhe profesionalizmit të tij. Prej 20 vitesh Kuzhnini bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të botës, për të sjellë në Markis Juwelier vetëm produktet më cilësore. Prej 20 viteve Kuzhnini donte të bënte komplet gjë tjetër, një risi, si për të treguar se shqiptarët dinë të merren dhe me gjërat me të bukura në botë.

Një histori frymëzuese e njeriut që ndryshoi mendësinë e bizhuterisë së çmuar, jo vetëm në Zvicër por në të gjithë Europën. Sot, Markis Juwelier nuk është vetëm një dyqan diamantesh, por është një brand për cilindo që ia di vlerën dhe simbolikën që diamanti ka. Markis sot është ndërkombëtarizuar dhe e gjitha bota mund ta vizitojë në dyqanin online. Mbi 500 mijë krijime autentike ju presim në Markis Juwelier, ku besueshmëria dhe unikja shkrihen brenda luksit të bizhuterisë. E gjitha kjo falë filozofisë që Alberti kishte për Markis. Kur e nisi këtë rrugëtim, nuk kishte në vëmendjen vetëm shitjet, shndërrimin e sallonit të tij në një suksesshëm. Ai shkonte përtej, donte që jehona e Markis të përkthehej në të gjitha gjuhët, që Zvicra, dhe jo vetëm të fliste për të. Dhe kush më mirë sesa puna dinjitoze që ka bërë me Markis, sot e ka shndërruar në një kryefjalë, jo vetëm për shqiptarët, që i bën aq krenar, por edhe për shtetasit evropian, VIP-a ndërkombëtar që i klientë të rregullt.

Sot, fatmirësisht shumë njerëz të njohur, VIP-a, por edhe persona të thjeshtë mbajnë bizhuteri nga Markis. Këtë herë Alberti i ka kaluar kufinjtë e normales, duke guxuar për më tej, për më shumë.

Shqiptari i diamanteve ka sjellë për herë të parë, një unazë unike, me vlerë 510 mijë euro. Më shumë se e kushtueshme na pëlqejmë ta quajmë investim unazën, që me gjasa do të hyjë në histori për të gjithë veçantitë që ka. Të shohim se kush do të jetë fatlumi që do të ‘rrëmbejë’ ‘trofeun’ që Markis Juwelier sjell ekskluzivisht për të gjithë. Ndonëse ky është një tjetër standard në tregun e bizhuterive të çmuar, Alberti nuk ka ndërmend të ndalojë, përkundrazi, rruga e tij është ende e gjatë, e mbushur me risi, por mbi të gjitha shoqëruar me aureolën e diamanteve./revistawho.com

https://shop.markis-juwelier.ch/en/ring/?sorting=sorting.price.avg_desc