Shqiptari i Kosovës gjunjëzon serbin në Serbi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

05/03/2023

Në Banjë të Vranjës janë zhvilluar dy xhirotë e para të Kampionati vetjak të Evropës në shah.

Në mesin e 484 shahistëve nga 40 shtete të Evropës pjesëmarrës janë edhe dy shahistë nga Kosova, Mjeshtri Ndërkombëtar, përcjell Bota Sot.

Nderim Saraçi, kampion i Kosovës dhe Mjeshtri i FIDE-së, Gani Hamiti, nënkampion.

Ky kampionat zgjatë nga 3-13 mars.

Garat po zhvillohen sipas sistemit zviceran me 11 xhiro.

Në dy xhirotë e para dy shahistët tanë mund të thuhet se kaluan shumë mirë. Në xhiron e parë, Mjeshri ynë Ndërkombëtar,

Nderim Saraçi ka remizuar me Mjeshtrin e FIDE-së, Samaill Deyan Kostov, të Bullgarisë, kurse Gani Hamiti Mjeshtri i FIDE-së po ashtu ka remizua me Mjeshtrin e FIDE-së, Alpatslan Isik të Turqisë.

Në xhironë e dytë të zhvilluar të shtunë pas dite, Nderim Saraçi ka shënuar fitore ndaj shahistit të Serbisë, Dushan Kruniq, kurse Gani Hamiti ka pësuar disfatë në çastet e fundit në cajnot kundër shahistit rus, që ka luajtur nën emblemën e FIDE-së, Shubin Kirill.

Në xhiron e 3-të, që zhvillohet të dielën, më 5 mars nga ora 15,00, Nderim Saraçi përballet me Kryemjeshtrin nga Azerbajxhani, Misratdin Iskanarov, kurse Gani Hamiti luan kundër shahistit serb, Mjeshtrit Ndërkombëtar, Nenad Paniq./Bota Sot

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti gjermani

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

vucic

Vuçiqi u kërkon falje sllovenëve për deklaratën se janë “të neveritshëm”

bislimi-petkovic-lajcak

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës për dinarin

hovenier

Hovenier pas takimit Kurti-O`Brien: Presim përmbushjen e obligimeve

sonja biserko

Biserko: Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Sigurimit përjetoi një shuplakë në fytyrë/ Ja si e quan Vulinin dhe Dodikun

Glauk Konjufca

Kryetari Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

vjosa osmani nju jork

Nënat e Srebrenicës për fjalimin e Osmanit: “Do të mbahet mend…!”

vjosa osmani okb un

Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

vucic kurti

BE-ja mbështet Serbinë për muri – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit

INFO

NA NDIQ