Kryeministri Edi Rama ka vijuar rubrikën “Sy m’Sy”, ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve të rrjeteve sociale.
Një koment me “spec” nuk kishte si të mungonte mes qindra reagimeve të qytetarëve. Ka qenë një shqiptar i Maqedonisë së Veriut i cili i ka tërhequr “vërejtje” kreut të qeverisë sa i përket veshjes së tij.
Ndërkohë, nga ana tjetër Rama vendosi t’i përgjigjej kësaj pyetje duke i thënë se përgjatë gjithë jetës së tij ka mbajtur të njëjtin stil veshje.
“Tani edhe ke veshja do më futesh. Po ça po të duhet ty si vishem unë, e dyta e punës kjo puna e veshjes time është shumë e vjetër. Nuk u rrita dhe u bëra 60 vjeç me kostume dhe papritur po dal me pizhama në rrug që të manipuloj të rinjtë. Kam përshtypje që je komplet gabim dhe duhet të tërhiqesh pak, të bësh mbrapa, jo shumë afër kënetës këtu sepse këneta këtu ka aftësinë të të thithë. Nga Maqedonai e Veriut të thith dhe të bën qesharak”, tha Rama.
Gjithashtu, kryeministri theksoi se forca politike që ai drejton nuk bën premtime elektorale, por plane.