Një 47-vjeçar shqiptar i njohur si “Amerikani” është vrarë në Kalamatë, Greqi, ditën e djeshme.
Mediat greke raportojnë se 47-vjeçari ishte emër i njohur për autoritetet pasi ishte i përfshirë në çështjet e drogës. Sipas informacioneve të policisë, vrasja e shqiptarit mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.
Autorët, njëri 22-vjeçar grek dhe tjetri 38-vjeçar shqiptarë hipën në një makinë me të cilën i kanë bllokuar rrugën 47-vjeçarit me motor, duke e detyruar të ndalojë në kryqëzimin e Hidrës dhe Solonos. Më pas ata kanë zbritur dhe kanë filluar ta rrahin pa mëshirë. Menjëherë më pas njëri prej tyre ka qëlluar “amerikanin”, janë futur sërish në makinë dhe janë zhdukur me shpejtësi të madhe. Gjithashtu theksohet se autorët kanë qenë në pritje të 47-vjeçarit. 38-vjeçari ka debatuar me të dhe më pas e ka qëlluar.
closevolume_off
Policia greke ka dhënë një njoftim për vrasjen. Aty thuhet se si autorë u identifikuan një 22-vjeçar grek dhe një 38-vjeçar shqiptar, nga të cilët i pari u arrestua, ndërsa i dyti është në kërkim. Dy autorët akuzohen për vrasje, ndêrsa 38-vjeçari shqiptar akuzohet edhe për shkelje të legjislacionit për armët.
Janë arrestuar edhe dy grekë, përkatësisht 40 dhe 50 vjeç, ndaj të cilëve është ngritur një çështje për dëshmi të rreme dhe mbështetje të një krimineli.
Sipas informacioneve, viktima më parë jetonte në Amerikë me vëllezërit e motrat dhe ishte kthyer në Kalamatë. Shqiptari thuhet se ka qenë i përfshirë në rrjete droge gjatë natës.