Shqiptari kapet mat nga policia italiane!

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi në banesën ku jetonte iu gjetën drogë dhe sende të vjedhura. Shqiptari i identifikuar si Indrit Ibro, shiste lëndën narkotike përmes dritares së banesës së tij.

Ai ishte pikasur nga policia italiane duke folur me disa të rinj që ishin konsumues droge. Në banesë, lënda narkotike ruhej nga qeni i tij i racës ‘Pitbull’.

Gjatë kontrollit të banesës së shqiptarit u gjetën doza të shumta kokaine e paketuar dhe të gatshme për shitje, 400 euro kesh, si dhe materiale për paketimin e substancave narkotike, e sende të vjedhura.