Pronari i banesës së lëshuar me qira në Dörflingen të Shaffhausenit, Fitim Rexhepi është tmerruar nga ajo që ka parë. Qiramarrësja e tij, e cila jetonte në banesën mbi të, kishte lënë mbrapa tepër shumë mbeturina dhe papastërti, shkruan 20 minuten.
Fitimi i kishte dhënë asaj në verë njoftimin për lëshim të banesës. “Në ballkonin e saj zvarriteshin krimba”, thotë ai. Qiramarrësja i është përmbajtur njoftimit të përfundimit më 1 dhjetor, por problemi është se ajo ka shkaktuar dëme të pronës prej rreth 70.000 frangash.
Gjendjen e keqe në banesë ai e kishte vënë re për herë të parë kur kishte konstatuar se në ballkonin e qiramarrëses ndodheshin dymbëdhjetë thasë me plehra. “Unë i kërkova asaj që t’i hidhte”, thotë 35-vjeçari. Thasët më pas u zhdukën nga ballkoni, por kurrë nuk u panë në vendin ku duhet të deponohen.
Fitimi më pas ka informuar autoritetin e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rriturve (KESB) dhe policinë.
Sipas tij, qiramarrësja kishte premtuar të angazhojë një kompani për bartje të gjësendeve dhe një shërbim pastrimi.Por gjërat dolën ndryshe: “Në orën 1.30 të mëngjesit ajo barti me vete një biçikletë dhe një valixhe ndërsa në ora 4.30 të mëngjesit ajo u largua”.
Kesb Schaffhausen nuk mund të komentojë raste specifike për shkak të sekretit zyrtar, por siguron informacione të përgjithshme, shkruan më tutje gazeta. “Nëse marrim dëshmi për gjendjen e rëndë të një personi, ne e hetojmë atë”, thotë nënkryetarja, Denise Freitag, transmeton albinfo.ch. Situata do të sqarohet dhe do të merren masat e duhura./Albinfo.ch