SHQIPTARI MES FRONIT DHE FSHESËS

Picture of INA
INA

19/06/2025

Sermet Sulejmani

Po të mbledhësh shqiptarët në një shesh, me një zë të madh t’u thuash: “Na duhet një pastrues!”, do të fillojë një heshtje aq e rëndë, sa do të ndihesh sikur ke fyer ndjenjat kombëtare. Por po të bërtasësh: “Na duhet një kryetar!”, do të ngriten një mijë vetë në këmbë, do të fryjnë gjoksin, do të rregullojnë kollaren (edhe sikur të kenë veshur fanellë të shqyer), dhe do të nisin fjalimin për shpëtimin e kombit – një komb që mezi mbanë higjenën nga mbeturinat fizike, por mbytet nga plehrat e fjalëve boshe.
Shqiptari, ky njeri me gjak të nxehtë dhe ballë të lartë, ka një defekt të vogël por fatal: s’di të ulet asnjëherë poshtë, por vetëm lart, qoftë edhe mbi karrige të kalbura në shtëpinë e tij. Askush s’do të mbajë shatin apo kosën, por të gjithë duan ta ëëëmbajnë mikrofonin. Nuk ka më burra që të fshijnë djersën, por tërë kombi është mbushur me burra që fshijnë xhamat e veturave të tyre të shtrejta dhe bëjnë selfi nëpër konferenca ndërkombëtate.
Në çdo lagje, çdo shtëpi, çdo fshat të bekuar nga Zoti dhe rrugë të pashtruara, s’gjendet të paktën një njeri që s’flet me vete për kushtetutën dhe kodin zgjedhor një tjetër që mban fjalime në Facebook dhe një i tretë që shpall se ai ka zgjidhur “enigmën” e prejardhjes sonë nga Pellazgët e Lashtë, për një problem që askush nuk e ka kuptuar se çfarë është.
Në vend që të pyesim “Kush do të pastrojë trotuaret?”, pyesim “Kush do të bëhet kryetar i lagjes, i fshatit, i tifozëve të kombëtares”. Dhe që të bëhesh kryetar në këtë vend, nuk ke nevojë për vizion, as për shkollë, as për ideal, mjafton të kesh një person narcis, një palë këpucë të lyera dhe një mik që të bëjë ‘like’ në çdo postim tënd politik në Fb…
E çuditshme, por e vërtetë: në këtë vend ka më shumë parti dhe kryetarë se shkolla, më shumë xhamia sesa besimtarë, më shumë kryetarë se votues, më shumë fjalime se libra, më shumë programe politike se kazane mbeturinash. Dhe si rrjedhojë, ndërsa kryetarët ngjiten në podium, mbeturinat grumbullohen në qoshet e rrugëve si qytetarë pa parti.
Po kush janë këta kryetarë?
Janë burra që e fillojnë çdo fjalim me “Unë…” dhe e mbarojnë me “…sepse populli më do”. Janë thjeshtë burra-gra që kanë harruar si pihet çaj rusi, ngase nëpër zyrat e tyre më s”pihet çaji, por uiski me dashnore. Janë ish-mësues, ish-blegtorë, ish-revolucionarë, ish-analist e kanunxhij televizioni, me një fjalë, të gjithë me të njëjtën ëndërr: të ulen mbi fronin e deputetit apo kryetarit.
E populli? Populli është si ajo orendia e vjetër në sallonin e shtëpisë, që s’e përdor kush, por s’e heq njeri, thjesht mban gjithë peshën e shtëpisë, dhe askush s’e falënderon. Ai rri, dëgjon, rreh shuplakat në mitingje dhe pastaj, kur fjalimet mbarojnë dhe makinat e shtrejta zhurmojnë larg, kthehen në shtëpi për të ngrënë bukën me djathë dhe ajvar – prej djersës së vetë.
Sepse, siç thoshte Konica vetë:
“Shqiptari përpara pasqyres rri më gjatë se para librit. I duket vetja më i bukur se ç’është, më i ditur se ç’di, dhe më i domosdoshëm se vetë ajri.”
A nuk është pra koha të kemi një kryetar që, para se të flasë për popullin, të marrë një fshesë e të pastrojë zyrën ku do të ulet një ditë?
Deri atëherë, le të presim. Se edhe nëse nuk pastrohet vendi, do të kemi së paku një mijë kryetarë që do na e shpjegojnë pse nuk u pastrua.

TË FUNDIT

Von der Leyen e kalon “stuhinë” politike – dështon mocioni për mosbesim, 360 eurodeputet kundër shkarkimit

Yamal ‘kopjon’ Gjestin, reagon ky i fundit

”Fitore bullgare” apo “turp evropian”? – Reagime të ashpra pas fshirjes së identitetit maqedonas nga raporti i BE

Raporti i Parlamentit Evropian çka thotë për çështjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?!

Zekolli-Shaqiri: VLEN sjell 50 milionë euro për komunat shqiptare – përkrahje për 238 projekte zhvillimi

Kuvendi i Kosovës, 26 korriku afati i fundit! Çfarë ndodh nëse nuk zbatohet?

ME TE LEXUARA

1
Von der Leyen e kalon "stuhinë" politike – dështon mocioni për mosbesim, 360 eurodeputet kundër shkarkimit
1
Yamal ‘kopjon’ Gjestin, reagon ky i fundit
1
”Fitore bullgare” apo “turp evropian”? – Reagime të ashpra pas fshirjes së identitetit maqedonas nga raporti i BE
1
Raporti i Parlamentit Evropian çka thotë për çështjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?!
1
Zekolli-Shaqiri: VLEN sjell 50 milionë euro për komunat shqiptare – përkrahje për 238 projekte zhvillimi

LEXO MË SHUMË