Shoqata e shkrimtarëve “OENEUM” në Tetovë dhe Shoqata humanitare “EL HILAL” promovuan librin “Prekazi”të autorit me origjinë shqiptare Ibrahim Selamet nga Turqia.
Kryetari i shoqatës “Oeneum”, Daim Ilazi theksoi se ky libër trajton realitete dhe storje për shqiptarët që jetojnë në Turqi, për migrimin e tyre, për periudhat e vështira që e shkaktuan shpërnguljen, për lidhjet me atdheun, për atdhedashurinë etj.
“Ibrahimi që e çoi amanetin e nënës e cila i kishte thënë. O biri im. Jeta e jonë është një histori. A do të ketë kush që do ta shkruaj. Ibrahimi e shkroi librin mbi emigrimin e shqiptarëve i cili u promovua sot në Tetovë”, ka shkruar pas promovimit njëri ndër pjesëmarrësit, Sead Ramadani.
Ibrahim Selamet me origjinë nga Drenica tanimë i shpërngulur në Sakarja të Turqisë, është një veprimtar i palodhshëm i kauzës kombëtare, gazetar, intelektual i mirëfillt. Ai mirëfilli flet gjuhën shqipe dhe është i lidhur tejmase me atdheun e të parëve të tij.(INA)