Shqiptari që vrau gruan dhe të afërmen, dalin detaje nga krimi në Zvicër

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga mediat zvicerane masakrës me autor një shqiptar nga Kosova.
Me dy gra të vrara ka përfunduar një tragjedi e shkaktuar nga shqiptari nga Kosova R.B. 54 vjeç që jeton në Zvicër, mëngjesin e së hënës.

Njëra nga dy gratë e vrara në banesën në kantonin e Argaut, sipas mediave zvicerane, është bashkëshortja e vetë autorit, 38-vjeçare, ndërsa viktima tjetër supozohet të jetë anëtare e familjes.

Siç raporton gazeta zvicerane “Blick”, shqiptarja që dyshohet se u vra sot nga bashkëshorti i saj quhet Alma, ndërkaq mbiemri i saj nuk është bërë i ditur për shkak të hetimeve, raporton “Lajmi.net”.

Kosovari i dyshuar për vrasjet është arrestuar në qytezën Hausen të Zvicrës, aty edhe ku banonte.
Dy gratë u gjeten të vrara mëngjesin e të hënës, derisa policia kantonale e arrestoi shtetasin e Kosovës në vendin e ngjarjes, në banesën që i dyshuari dhe njëra prej viktimave banonin.

Mediat raportojnë se viktima tjetër nuk jetonte ne te njëjtën banese me çiftin, por pa të tjera informacione shtesë.
Motivet e krimi janë ende të paqarta, derisa banorët përreth vendit të krimit i kanë thënë “20minuten” se çifti nuk ishte shumë kohë që ishin vendosur të banonin në apartamentin ku ndodhi vrasja e dyfishtë.