Shqiptari shpallet kampion i ri i botës në bilardo (VIDEO)

Eklent Kaçi është kampioni i ri i botës në bilardo me 10 bila që u mbajt në Las Vegas të SHBA-së.

Në finale 22 vjeçari nga Laçi mundi japonezin Naoyuki me rezultatin 10-6. Në kampionat morën pjesë 64 lojtarë nga e gjithë bota.

Në 2018, Eklent Kaçi u shpall kampion i botës në bilardo me nëntë bila në turneun e zhvilluar në Doha të Katarit.

https://www.youtube.com/watch?v=DzZvzU1trZA

https://www.youtube.com/watch?v=APnvL6eGZ-E