Shqiptari, simbol i Zagrebit dhe i Kroacisë

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, e ka luajtur mbrëmë ndeshjen e tij jubilare në fanellën e Dinamos së Zagrebit, si mysafir ndaj Bodo Glimt në Norvegji në kuadër të play-off-it të kualifikueseve të Champions League.

“Kapiteni i Dinamos është shkruar me shkronja të arta në historinë e të kaltërve të Zagrebit, si simbol i Zagrebit dhe i Kroacisë, por edhe krenaria e Maqedonisë dhe futbollit maqedonas”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.

Statistikat e Arijanit janë fenomenale, ai ka 12 vite në Dinamon e Zagrebit, 350 ndeshje, 21 trofe të fituara, 39 gola të shënuara, 11 paraqitje në fazën e grupeve të garave të UEFA-s etj.

E gjithë kjo ka mjaftuar që Dinamo e Zagrebit ta falënderojë zyrtarisht përmes rrjeteve sociale për efektin që ka pasur në klub deri më tani./Bota Sot