Shqiptari thotë se është baba i 55 djemve e 8 vajzave, pretendon se është gjysh i mbi 120 nipërve

Sadri Korteshi nga kombinati i Tiranës thotë se është babai i më së shumti fëmijëve në Shqipëri.

Në jetën e tij ka pasur 13 partnere, por që vetëm me dy është martuar, përcjell Top Channel.

Nga secili prej 63 fëmijëve që ka, ai thotë se është bërë nga dy herë gjysh. Pra mund të ketë mbi 120 nipër e mbesa. “Me celebrim unë kam pasë dy gra, ndërsa të dashura kam pasë shumë në çdo qytet të shtëpisë”, thotë Korteshi.

“Unë kam 63 fëmijë të vërtetë, por që më mungon fakti dhe prova me dokumentacion tekniko-ligjor, në emrin tim kam 4 fëmijë 3 me njërën grua dhe 1 me gruan e parë. Unë kam 55 djem dhe 8 vajza”, ka thënë ai.

Ndërkaq tha se fëmijët e tij që i ka me dy martesat e tij, tha se e dinë që ka pasur shumë të dashura por jo se është baba i kaq fëmijëve.

Babai i 63 fëmijëve sot jeton vetëm, fëmijët që ka rritur vetë kanë shkuar në Francë. Ai thotë se nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria deri në momentin që të marrë pronat që i takojnë familjes Korteshi. Për më tepër ndiqeni kronikën e TCH.