Shqiptari vetëm 20 vjeç, doktor i tri diplomave universitare në Danimarkë

Picture of designer@fetishimedia.ch

15/01/2022

shkruan Drin Reçica për Albinfo.ch

I riu shqiptar, Endrit Murtezaj, është mjek në Danimarkë. Ka përfunduar me sukses studimet e larta për mjekësi në Universitetin e Kopenhagës. Tani ushtron profesionin e tij si mjek kirurg në qytetin Horsens

Endriti, një djalë i thjeshtë e komunikues. Që në paraqitjen e parë përçon anë pozitive, qoftë në sjellje, në formimin intelektual, profesional dhe etik, qoftë në qëndrimet e tij dhe, para së gjithash, në të menduar.

Ai tregon për revistën Albinfo.ch lidhur me studimet e tij dhe punën si doktor, jetën, sfidat, migrimin dhe ambiciet e tij për të ardhmen.

“Kam lindur në Mitrovicë, më 1992, por prejardhjen e kemi nga Skenderaj. Në Danimarkë jetojmë me familjen për më shumë se 22 vjet. Fillimisht prindërit zgjodhën të migrojnë në Gjermani dhe pas disa vjetësh u vendosëm në Danimarkë. Arsyeja ishte që ne fëmijët të arsimohemi, për kushte dhe jetë më të mirë”, shprehet ai.

Pavarësisht se emigrimi i familjes Murtezaj nuk ishte i lehtë, qëllimet dhe synimet e dy prindërve ishin më të mëdha se sa vështirësitë që ata po i kalonin. “Rruga e familjes time për të arritur në Danimarkë ishte e gjatë dhe e vështirë, me shumë sfida, por ne kemi pasur vullnet dhe guxim në familje për t’i kaluar të gjitha në mënyrën më të mirë të mundshme”, tregon Endriti.

Endritit iu deshën plot tetë vjet studime, pa u ndalur, për tu shpërblyer me tri diploma në Universitetet e Danimarkës. “Gjithmonë më kanë mësuar prindërit për rëndësinë e shkollës. Në shkollën e mesme duheshin nota të mira për të hyrë në shkollën e mjekësisë, e dija se duhej punë e vështirë. Pas 3 vjetësh në shkollë të mesme, erdha në Universitetin në “Aalborg” në Danimarkë, ku studiova “Mjekësinë Industriale” për 3 vjet nga viti 2013 deri në 2016 dhe mora “Bachelorin” tim të parë këtu “BSc, Medicine with Industrial Specialisation”, bën të ditur ai.

Ky sukses nuk i mjaftoi Endritit, sepse menjëherë pasi diplomoi, ai konkurroi dhe u pranua në Universitetin e Kopenhagës, njëri nga universitetet me renome botërore. “Pas diplomimit, u pranova në mjekësi në Universitetin e Kopenhagës në Danimarke “University of Copenhagen”, ku mora diplomën e dytë “Bachelor” në mjekësi “BSc Bachelor of Medicine, Bachelor of Surgery”.” Masteri ishte në synimet e radhës për Endritin dhe në vitin 2018 ai u bë magjistër i mjekësisë.

“Në vitin 2018 përfundova masterin në mjekësi dhe u bëra mjek në verën e vitit 2021. Ishte emocion i madh si për mua, ashtu edhe për familjen time, sidomos kur e shikoja që babi im ishte krenar”, tha ai.

Vite më parë, Endriti, kur ishte student, ka punuar në Departamentin e Kirurgjisë, në një nga spitalet më të specializuara në Danimarkë, i quajtur “Rigshospitalet”. Endriti gjatë kësaj kohe fitoi shumë njohuri, duke qenë pjesë e shumë operacioneve të vështira me sëmundje gastrointestinale. Tani ai punon në një spital në qytetin Horsens në Danimarkë. Për më tepër në albinfo.ch

TË FUNDIT

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

E ardhmja e Ancelottit në Real Madrid varet nga një kusht

Goditën brutalisht Klea Prengën, Prokuroria kërkon 3 vite burg për motrat Berisha

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është plagosur nga sulmi në Gaza

Lorik Cana trondit serbët! Media serbe i sulet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË