Shqiptari vret gruan në Itali për motive xhelozie, 31-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve (EMRAT)

INA
INA

30/10/2023

Një ngjarje e rëndë u raportuar dy ditë më parë në Itali, ku një shqiptar tentoi të mbyste gruan e tij pas një debati.

Pasi pa seriozitetin e situatës ai lajmëroi menjëherë ambulancën dhe gruaja u dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Por mediet italiane bëjnë me dije se Etleva Bodi, 31 vjeç nuk ka mundur t’ia dalë dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.31-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve ndërroi jetë pas dy dite agonie në spitalin e Savonës.

Selami Bodi, 41 vjeç është bashkëshorti i të ndjerës.Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga policia, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie.

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon.

I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste.

Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.

Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.

Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim./albeu,com

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edita

Ndodh historia në SHBA, shqiptarja Edit Shkreli betohet si gjyqtare në Nju Jork

aksident

Dy shqiptarë në mesin e tri viktimave në aksidentin në Venecia

abrib

Zvicër/Vjedhën gjashtë tonelata abrib – denoncohen dy kosovarë

gjermani

Mbetet mister vrasja e shqiptarit në Gjermani

shqiptari nga italia

Arratiset nga burgu italian “mbreti” i drogës, kush është 34-vjeçari shqiptar…

Gjermani euro

Një nënë nga Ballkani tregon se si kursen 800 euro në muaj në Gjermani

kuvendi shqiperise incident rrahje

Miratohet në pak minuta “Buxheti 2024”, mbyllet seanca mes tymueseve dhe shpërthimeve

edi rama

Rama: Nëse Kosova e pranonte projektin tim për Asociacionin do të kishte rezultat më të mirë

IMG_7012

“Ore lepurush ta heq gurmazin”, “luftë” në Kuvend ende pa nisur seanca, deputetët kërcënojnë gardën (VIDEO)

INFO

NA NDIQ