Shqiptari vret veten pas humbjes së Belgjikës, vuri bast rrogën dhe…

0

Një 44 vjeçar baba i dy fëmijëve të vegjël në kushte depresive i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga oxhaku i ish uzinës së naftës në Cerrik. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë ku në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt.

Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. 44 vjeçari tifoz me Belgjikën në këtë kampionat botëror në ndeshjen me Francën kishte hedhur në lloto rrogën e tij rreth 200 mijë lekë.

Për fatin e tij të keq Belgjika humbi. Në kushte depresive 44 vjeçari nisi të vuajë për xhestin që bëri pasi ishte hera e parë që linte këtë shumë parash në lloto ku për pasojë i dha fund jetës. Nē Cerrik ai njihej njeri i qetë dhe rrallë linte para në lloto pir me shuma shumë të vogla. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.