Shqiptari zgjedhet kryetar i një komune në Suedi

Shqiptari me origjinë nga Kosova, Driton Bilalli ka marr edhe zyrtarisht pozitën e kryetarit të Komunës në Tranemo të Suedisë.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij, Milazim Bilalli përmes rrjeteve sociale. Ai u shpreh krenar për suksesin e arritur nga djali i tij duke i uruar punë të mbarë.

“Sot djali ynë Driton Bilalli zyrtarisht merr postin e Kryetarit te Komunës ne Tranemo – Suedi. Ne si prindê dhe familje jemi shume krenar me sukseset dhe punen tuaj. Urime dhe shume suksese. Te prift e mbara. Zoti te bekoft!”, ka shkruar Milazim Bilalli.

Dritoni në një prononcim për KlanKosova ka shprehur përshtypjet e para pas zgjedhjes në këtë detyrë.

”Ndjehem fort mirë. Para tri jave jam zgjedhur nga shumica. Se këtu nuk zgjidhet kryetari nga populli por nga shumica në asamble. Edhe suedezët edhe shqiptarët janë ndje mirë, më kanë përkrahë. I kam pasë dy mbledhje paradite. Pasdite i kam pasë dy djemtë aty në vizitë, dojshin me pa ku punon babi, dhe ua tregova vendin. Në Suedi nuk e besoj që asnjë kryetar që e bon punën për pagë, e bëjnë për t’i ndihmuar popullit”, deklaroi Driton Bilalli për Klan Kosova. (INA)