Shqiptarja 115 vjeçare që i shkroj letër presidentit të SHBA

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/03/2023

Shkruan: Bardhy Berberi

Të gjitha mediat amerikane dhe Zëri i Amerikës ka njoftuar se është shuar gruaja më e vjetër që jetonte në Nju Xhers të Amerikës, pogradecaria Demire Durollari.

Më 12 gusht tetë muaj para se ajo të ndahej nga jeta në moshën 115 vjecare kam patur rastin ta intervistoj në shtëpinë e saj në Nju Xhers nënë Demiren dhe biseduam gjërësisht më shumë se dy orë. Biseda është tepër interesante dhe mendova ta sjell për lexuesin agjensisw Ina orgjinale pa asnjë retushim …

Por Nënëmadhja pogradecare na tha se kjo datëlindje është sipas pashaportës Amerikane pasi ajo ka një (nofuskë ) siç e quan ajo pshaportën shqipatare kur ka mbritur në Amerikë sëbashku me familjen e saj.

Në pasaportën shqipatare ajo është e datlindjes 1890 dhe sipas saj ajo sot feston 120 vjetorin ndërkohë që sipas pashaportës amerikane figuron në datlindjen 1895 (shih faksimalen e pasaportës amerikane që na i vuri në dispozicion është e regjistruar me datlindjen 1895).

Një grua me një trup të drejtë dy sy të mpretë dhe një vështrim shumë miqësor.  Ajo thotë se e merr malli shpesh për vendlindjen fshatin e saj Hudënisht buzë liqenit në Pogradec. Edhe pse udhëton gati 11 orë me avion dhe tre orë me makinë nga Tirana në Pogradec ajo përtërihet .

Kush ishte Demire Durollari ?

Është larguar në vitin 1947 nga Shqipëria familjarisht,  dhe u vendosën në Nju Xhersit, ku ajo ndërroj jetë. E kujtonte largimin e athershëm nga “Vatani “ i saj siç thotë ajo atdheut.

Edhe guri është më i rëndë në vëndin e tij por kur ta bëjnë jetën të padurueshme me diktaturë kur ishte njëlloj sit ë jetojë brenda telave me gjemba po ashtu dhe në qelitë e diktaturës ku nuk kishte ndryshim .Shqipëria thotë ajo ka qënë gjithmon brenda zemrës sime edhe pse jetoja larg.
Vij këtu por mërzitem kur dëgjoj që të afërmit e mij dhe djali im nuk i merr dot pronat, dëgjo e ngre tonin e zërit: – Po nuk vajti haka tek i zoti ky vend kurrë nuk ka për tu bërë. Por sapo iki në Amerikë më merr përsëri malli për Shqipërinë.

Më pas shton ajo dëgjoj që këta pushtetarët që mbushin thasët me para dhe mendojnë vetëm për veten e tyre. Por t’a dinë mirë se kur vjedh djersën e popullit tënd asnjë nuk ka bërë prokopi ta dinë se në kokë do tu bjerë dhe nuk do të gjejnë derman se perëndi nuk është mace të të zejë për sysh ajo ta merr hakun ndryshe atje ku ty të dhemb më shumë të lëshon një fatkeqësi që të mos gjesh derman. Shqiptarët thotë ajo nuk e meritojnë këtë jetë kaq të varfër.

Shqiptarët janë rracë e zgjuar por duhet të jenë më shumë puntorë. Janë dy fjalë që kur vij në Shqipëri më bëjnë nervoze:” Avash e avash “.

Nënë Demirja i ka shkruar letër personale presidentit SHBA

Një ditë thotë ajo sapo u kthye nga puna nipi im Rrapushi (i kam vënë emrin e burrit tim ) i kërkova një nder. Që unë t`i flisja dhe ai t`shkruante një letër  presidentit të asaj kohë Xhorxh Bushit. Rrapushi shtangu pasi është officer i lartë në aviacionin amerikan.

-Nënë , më tha ai leri këto se nuk ka lezet çfar do t`i shkruash t`i presidentit Bush. Pas këmbënguljes sime e në shenjë respekti që ai ka për mua ja shkroj letrën Rrapushi me fjalët që i thashë unë:

I nderuar zoti Presidenti Bush !

Zoti ju bekoftë ju dhe Amerikën por jam një grua e moshuar atherë 112 vjeç me orgjinë shqipatre dhe dhe me banim prej nga viti 1947 në SHBA .Të lutem ndihmojeni Shqipërinë time se ka mbetur vendi më i varfër në Europë.

Pas 10 ditësh thotë ajo tregon një kartolinë të presidentit Bush së bashku me bashkëshorten ku erdhi erdhi kjo përgjigje:

“E dashur nënë! Ju falenderoj për letrën dhe njëkohësisht ju premtoj se Shqipëria do të eci në rrugë të mbarë. Ju uroj jetë të gjatë. Me shumë dashuri familja Bush .

Po cili ishte sekreti i kësaj jetëgjatësie ?

Ajo ve buzën në gaz dhe thotë për mendimin tim ajo që e vret më shumë njeriun janë hallet (stresi) për mua burimi i të gjitha sëmundjeve është stresi. Ky stres që me sa duket nuk e ka vënë kurrë poshtë që pas vdekjes së burrit të saj në vitin 1943 ajo ka jetuar vetëm.

Do të duket e pabesueshme por kjo grua nuk ka patur kurrë nevojë për mjek. I vetmi rast që ajo ka shkuar tek mjeku ka qënë 11 shtatori kur ranë kullat binjake nga aktet terroriste. U shqetësua shumë pasi aty punonte nipi i saj Astriti djali i vajzës së nënë Demires. Kur mjekët amerikanë panë konstruktin e saj dhe datlindjen shtangën. Madje i kryen të gjitha analizat për studime shkencore.

Pyetja e parë që ishte prej tyre se me çfar ushqehet kjo plakë e moçme?

Nënë Demiraj thotë se nuk ka pirë asnjëherë as duhan e as alkol. Konsumon shumë peshk dhe zazavate. Përdor vetëm vajin e ullirit dhe një kokërr hudhër në ditë. Por e veçanta është ju ka thënë ajo mjekëve amerikanë, pija dy gota në ditë me lëng limoni të holluar përgjysëm me ujë një gotë pasi ha mëngjesin dhe gotën tjetër në darkë pas buke. Konsumon shumë fruta të larmishme duke i ngrënë në formën e sallatës duke i mbuluar me kanellë.

Në fund të bisedës ajo na thotë: Sikur t`a dinin shqipatrët se sa të varfër janë do të pëlcisnin nga inati thotë ajo dhe për këtë fajin e kanë politikanët shqiptarë …e paaftë dhe kokë bosh … Në diktofonin tim të gazetrit kishte ngelur kjo bisedë interesante vetem pak muaj para se Nënë madhja pogradecare me banim në Amerikë të ndahej nga jeta ….(INA)

 

 

 

TË FUNDIT
2 orë
Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë
2 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
4 orë
Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë
1 ditë
Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora
1 ditë
Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime
1 ditë
Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut
1 ditë
Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora
4 orë
Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë
2 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
2 orë
Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë

LEXO MË SHUMË

Agim shahini

Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

durres plazh deti

Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë

vlora-bregdeti-shqiptar

Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora

sali berisha

Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut

ksamil saranda

Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime

ksamili2

Pagesa për një shezlon shkon nga 20 deri në 100 euro në Ksamil, ankohet turistët/VIDEO

vlora2

Rriten çmimet, më pak turistë në Vlorë! Kryebashkiaku: Bizneset të mos abuzojnë, do t’u kthehet në bumerang

sali berisha

Sali Berisha: Edi Rama ka bërë krime ndaj njerëzimit, e solli Shqipërinë buzë varrit

INFO

NA NDIQ