Shqiptarja e parë që bëhet ministre kantonale në Zvicër

Picture of INA
INA

14/05/2023

Ylfete Fanaj është bërë ministrja e parë kantonale në Zvicër me origjinë nga Kosova, raporton Koha.net. Fanaj u zgjodh në qeverinë e kantonit të Luzernit.

Në të vërtetë është hera e parë pas tetë vjetëve që partia SP arriti të kthehet në qeverinë e Luzernit, falë Fanajt.

Fanaj në zgjedhje mori 45.053 vota. Më së tepërmi vota fitoi Armin Hartmann i SVP-së, 51.078, ka shkruar “nau.ch”.

Kështu që është kompletuar qeverisja e Luzernit.

“Shumë urime për Ylfete Fanajn! Nga sot e para ministre kantonale në Zvicër me origjinë nga Kosova. Socialdemokrate, e afërt me njerëzit, e angazhuar për një shoqëri me shanse të barabarta, luftëtare me argumente, një zë origjinal dhe i shumëngjyrshëm politik në Zvicër: sot Ylfete Fanaj u zgjodh ministre në qeverinë e kantonit të Luzernit. Deri më tani ky është posti më i lartë ekzekutiv që në Zvicër e fiton një politikane me prejardhje nga Kosova. Ylfete Fanaj zhvilloi një fushatë elektorale shumë simpatike. Ajo në fjalimet e saj nuk përjashtoi askënd, por u angazhua për gjithëpërfshirje, gjithnjë sipas motos së saj politike dhe njerëzore: kurrë mos ua këputni krahët njerëzve që duan të fluturojnë! E kam përcjellë me kureshtje gati 20-vjeçare rrugëtimin politik të Ylfete Fanajt dhe sot jam tejet i lumtur për suksesin e saj të merituar. Me shembullin e saj, ajo shpresoj të jetë inspirim sidomos për shumë vajza shqiptare të mërgatës sonë dinamike”, ka shkruar në Facebook gazetari the publicisti Enver Robelli.

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË