Shqiptarja e përzgjedhur në komandën e Akademisë së njohur ushtarake Amerikane (FOTO)

0

Kosova, është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty. Janë pranuar me merita vetanake. E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! #ZemraMal! , ka shkruar ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku. Sipas saj, kadetët, që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin.

Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara në West Point është një kolegj katër vjeçar, bashkë-edukues, federativ, liberal i arteve, i vendosur 50 milje në veri të New York City. Ajo u themelua në 1802 si kolegji i parë i forcave ushtarake xhiniere në Amerikë dhe vazhdon edhe sot si institucioni kryesor i zhvillimit komandues ushtarak në botë, i radhitur vazhdimisht në mesin e kolegjeve më të larta në vend. (BEQIR SINA/INA)