Shqiptarja në Eurovision, Anxhela Peristeri për mediat greke: Stërgjyshi im ishte grek, prandaj kam këtë mbiemër

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja Anxhela Peristeri ka folur për median greke, EPT 1 duke qenë se ka jetuar dhe karrierën artistike e ka nisur në Greqi.

Peristeri zbulon se stërgjyshi i saj ka qenë grek, prandaj dhe ajo ka mbiemrin që ka sot që sipas saj është grek. Gjithsesi për këngëtaren Shqipëria është atdheu i saj, por nuk fsheh adhurimin për Greqinë ku ka jetuar dhe kohën më të mirë të saj.

“Pershëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision sivjet me këngën “Karma”. Çfarëdo jep, merr prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë por gjithmone ishim shumë të zënë. Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një kenge midis 2 -3 që shkruajtëm dhe shkuam në konkurs. Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira.’’- tha Peristeri.