Shqiptarja nga Pazari i Ri: Mos e lini Beogradin të fitojë sonte në Sanxhak!

ina-online
ina-online

17/12/2023

“Të dashur vëllezër dhe motra nga Sanxhaku, mos e lini Beogradin të fitojë sonte në Sanxhak!”, ka shkruar me një postim aktivistja shqiptare në Sanxhak, Amina Nuraj.

Amina Nuraj ka kaluar një pjesë të jetës duke mos e ditur kombësinë e saj.

Familja e saj ishte e detyruar ta fsheh faktin që janë shqiptarë, për arsye se ishin gjithmonë të rrezikuar gjatë qëndrimit në Serbi.

E lindur dhe e rritur në Novi Pazar , për 15 vite nuk e ka ditur që është shqiptare.

Është Amina Nuraj, tashmë 25 vjeçare , ajo e cila flet me shumë dashuri për shqiptarët dhe atdheun.

Ajo ka kryer shkollën fillore dhe të mesme atje, të gjitha në gjuhën serbe, përcjell INA.

Kur ishte 15 vjeç , ka filluar të mësoj gjuhën shqipe, të cilën sot e flet shumë mirë.

“Në Sanxhak të gjitha mësimet janë në serbisht pasi nuk ka drejtësi për ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën e nënës. Është trishtim që sot fëmijët e Sanxhakut nuk e dinë gjuhën e nënës”, deklaroi më tej Amina Nuraj, e cila sot udhëheq zyrën e Këshillit Nacional Shqiptar në Sanxhak.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lista zgjedhore

Prej sot mund të verifikoni nëse gjendeni në listën zgjedhore

termet

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Shqipëri

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Rritje e pagave vetëm për UShKM-në? Jeton Shaqiri sqaron se do të vlejë për të gjitha universitetet

vucic dodik

“Bota serbe” përmes Parlamentit të Malit të Zi

zelensky tiran

Zelensky në Tiranë, Shqipëria gati për Samitin për Ukrainën

FB_IMG_1709069274434

Në Beograd sot u festua pavarësia e Republikës së Kosovës

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

INFO

NA NDIQ