Shqiptaro-Amerikanët e LDSHM-së takim me ambasadorin Bejli

0

Prespa: shqiptarët themeltar të vendit, gjuha shqipe jo gjuha e 20%, vetëm kështu vendi ec para

Një delegacion nga diaspora shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndron në rajon: Maqedoni, Shqipëri, Kosovë. Në vazhdën e vizitave të delegacionit nga Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoninë (LDSHM) SHBA – Evropë, e udhëhequr nga kryetari z.Xhevat Prespa, nënkryetari Ilajz Kadriu dhe anëtari i kryesisë Ferki Bekteshi, e të shoqëruar nga profesori Arsim Sinani, patën një takim në ambasadën amerikane në Shkup. Delegacioni i LDSHM në këtë takim në ambasadën e SHBA-ve në Shkup u prit nga ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejlli.

Delegacioni i prirë nga z.Xhevat Prespa foli për aktivitetet në Stejt Departmentin amerikan dhe përpjekjen e tyre për të nxitur përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni. z.Prespa ngriti cështje që janë me rëndësi të vecantë si shqetësimet që i ka diaspora shqiptare në SHBA lidhur me zhvillimet në Maqedoni, me theks të vecantë te cështja e barabarsisë dhe nevojës që shqiptarët të jenë themeltar të vendit. Gjuha shqipe tha Prespa, duhet të jetë gjuhë zyrtare, e jo gjuhë e popullit 20%, sepse kjo e drejtë buron nga marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare dhe e stabilizon vendin. Ajo cka duhet të jetë prioritet theksoi z.Iljaz Kadriu është që vendi duhet të dekriminalizohet nga strukturat të cilët dje e sot e kanë kapur vendin, kështu lirohemi nga ky mentalitet i vjetër. Them se shqetësim serioz është edhe cështja e dokumenteve të udhëtimit dhe aty duhet qartë të jetë e definuar cështja e kombit pasiqë është e drejtë natyrore e cdo qytetari të shpreh lirshëm ndjenjat e veta kombëtare përfundoi Kadriu. Ndërsa Ferki Bekteshi tha se diaspora shqiptare është motor dhe e interesuar që të bëjë investime kapitale në të ardhmen, por kjo do të vijë pasi që të zgjidhen problemet, presim të dëgjojmë lajme të mira pastaj ne veprojmë. Poashtu shqiptaro-amerikanët ngritën cështje të cilat presin një kohë të gjatë që të zgjidhen në Maqedoni.