Shqiptaro-Amerikani vjen me investimin e madh në Maqedoni

ina-online
ina-online

25/07/2023

President i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe filantropi shqiptaro-amerikan, Nazar Mehmeti po zgjeron rrjetin e biznesit të tij edhe në Maqedoni, pasi që ditëve të fundit ka regjistruar kompaninë e tij në Shkup, përcjell INA.

Kompania “American Investment Group” është e regjistruar në adresën “Filipi i Dytë Maqedonas nr.3” me investim fillestar ambicioz prej 3 milionë euro dhe me aktivitet “konsulencë në lidhje me punë operacionale dhe menaxhment”.

Biznesmeni i cili në SHBA njihet edhe me emrin Nick, është i njohur për biznese të suksesshme në SHBA.

Nik Mehmeti njihet edhe për organizimin e forumeve ekonomike, konferencave dhe promovimeve në të cilat marrin pjesë politikanë të huaj dhe biznesmenë nga rajoni dhe bota. Ai është i njohur edhe si lobist i shquar shqiptaro-amerikan. Nazar Mehmeti është me origjinë nga Prespa, ndërsa familja e tij emigroi në SHBA nga vitet e 60-ta.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

INFO

NA NDIQ