Shqyrtohet mundësia që edhe pijet të përfshihen në masën e Qeverisë për ulje të çmimeve

INA
INA

18 Shtator, 2023

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se sot do të realizojë takim me prodhuesit dhe distributorët e pijeve në shtet me të cilët do të diskutojë për përfshirjen e këtyre produkteve në vendimet për lirimin e produkteve të cilat i paralajmëroi Qeveria.

“Pres që të kemi ‘fidbek’ pozitiv edhe nga ana e tyre dhe me vendimin e ardhshëm, përveç produkteve kimike, të përfshihen edhe pijet në uljen e çmimeve deri më 30 nëntor”, tha Bekteshi në konferencën për media në Qeveri.

Në mbledhjen e Qeverisë nesër do të merret vendim me të cilin për minimum 10 për qind do të ulen çmimet e mbi 50 produkteve ushqimore bazë, prej të cilave 90 për qind me tatim prej 5 për qind, ndërsa çmimi i referimit do të jetë çmimi nga 1 gushti i këtij viti.

“Jam i bindur se nga e dita e mërkurë do të ketë ulje të dukshme të çmimeve të produkteve të cilat do të publikohen nesër pas mbledhjes së Qeverisë”, tha Bekteshi.

Produktet që do të kenë çmim të ulur do të shënohen me shenjën çmimi i garantuar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

kurti me sanxhak dhe lugine

Kurti priti një delegacion të përfaqësuesve politikë të boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Serbi

haradinaj-kurti

Haradinaj me akuza të reja: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

INFO

NA NDIQ