Shtatë ministra të rinj në kabinetin e mandatarit Kovaçevskit

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/01/2022

Organet e larta partiake të LSDM sot vendosin për emrat e ministrave në Qeverinë e re që do të kryesohet nga Dimitar Kovaçevski.

Sipas portalit “Lokalno”, pozita e zëvendëskryeministrit  kundër korrupsionit do t’i kalojë ish-deputetes së LSDM-së, Sllavica Grkovska, ndërsa Ljupço Nikolovski do të shkojë në bujqësi.

Në postin e ministres së Kulturës do të jetë nënkryetarja e LSDM-së, Bisera Stojçevska, ndërsa  Ministria e Mbrojtjes do të drejtohet nga deputetja Slavjanka Petrova, përcjell INA.

Ministër i ri i drejtësisë do të jetë  profesori në Fakultetin Juridik, Nikolla Tupançeski, i cili do të zëvendësoj  Bojan Mariçiqin. Ky i fundit shkon në postin e zvkryeministrit për eurointegrime.

Do të ndrrohet edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, ku në vend të  Jagoda Shahpaskës vjen Jovana Trençevska, e cila tani është drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Ndërsa sipas informacioneve nga LSDM,  në MPB si ministër mbetet Oliver Spasovski, po ashtu edhe Bllagoj Boçvarsmi si ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Përbërja e re sonte duhet të marrë dritën jeshile edhe nga organet e larta të LSDM-së. Plani është që propozimi i kabinetit të hyjë nesër në Kuvend bashkë me programin.

Dimitar Kovaçevski, pas marrjes së mandatit nga kreu i shtetit, tha se planifikon ta propozojë qeverinë rreth datave 10-11 janar, gjegjësisht në një periudhë më të shkurtër se sa parashikohet me Kushtetutë.  Tre ministra të rinj pritet të jenë nga Alternativa: Bekim Sali në Shëndetësi, Admirim Aliti në ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës si dhe Xhemail Çupi si ministër pa resor përgjegjës për diasporën.(INA)

TË FUNDIT
31 minuta
Konjufca uron Gashin: Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku
33 minuta
Sulmohet kryetari i komunës së Shuto Orizares
39 minuta
Qoku: Në Parlament do jetë i përfaqësuar programi i Vetëvendosjes
54 minuta
Zgjedhja e Gashit për kryeparlamentar, Taravari përcjell një porosi
2 orë
Kush është Afrim Gashi-kryeparlamentari i ri i Maqedonisë së Veriut

ME TE LEXUARA

2 ditë
Ka ndërruar jetë njëri nga të plagosurit në Rrugën e Plastikave
22 orë
Bilall Kasami heq dorë nga mandati i deputetit
4 orë
Mexhiti: Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re
1 ditë
Sejdiu: Është çështje e kryer, ndryshimet kushtetuese do të ndodhin!
10 orë
Kryeministrin indian “çudit” dynjanë: Jam i zgjedhur nga Zoti! Më dërgoi për një qëllim
1 ditë
VLEN dhe VMRO takohen për ndarjen e drejtorive
7 orë
A do ta votojë Afrim Gashin për kryetar Kuvendi? Flet Menduh Thaçi
1 ditë
Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, sot vendoset për avancimin e statusit të Kosovës

LEXO MË SHUMË

glauk Konjufca VLEN

Konjufca uron Gashin: Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku

policia-714x420

Sulmohet kryetari i komunës së Shuto Orizares

IMG_2505

Qoku: Në Parlament do jetë i përfaqësuar programi i Vetëvendosjes

vlen tetove

Zgjedhja e Gashit për kryeparlamentar, Taravari përcjell një porosi

Afrim Gashi

Kush është Afrim Gashi-kryeparlamentari i ri i Maqedonisë së Veriut

IMG_2501

Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

IMG_2495

Deputetët e “Frontit Evropian” braktisën Kuvendin pas verifikimit të mandateve

IMG_2494

Parlamenti verifikoi mandatet e 118 deputetëve

mexhiti shaqiri

Mexhiti: Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re

INFO

NA NDIQ