5 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

0

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e fundit ka deklaruar se edhe pesë pacientë kanë rezultuar pozitiv në testet e tyre për korona virus.

Bëhet fjalë për një person nga Shkupi i cili ka ardhur nga Viena dhe katër persona nga Dibra.

Filipçe shtoi se edhe tek dy persona janë vërejtur simptoma të koronavirusit por pritet që të njëjtit tu nënshtrohen testimeve në Institutin e Shëndetit Publik. Për tre persona testimet kanë dalë negativë.

“Sot kemi 5 raste të reja pozitive, dhe dy pacientë të tjerë që janë diagnostifikuar në një laborator tjetër dhe që do të duhet të konfirmohen nesër në laboratorin tonë të Shëndetit publik. Mëngjesin e sotëm janë testuar 7 persona, negative janë rezultatet e 3 pacientëve nga Dibra që kanë qenë në kontakt me të infektuarit si dhe të dy personave nga Shtipi, dhe një personi personi nga Klinika infektive në Shkup. Rezultatet pozitive janë të një paciente nga Klinika Infektive në Shkup, ka 54 vjet dhe ka ardhur nga Holanda, janë gjetur kontaktet me të gjithë anëtarët. Gjatë pasdites janë testuar edhe 10 persona tjerë”, tha Filipçe.