Shtëpi bari në Fier! Kapet heroinë, kanabis e armë/ Arrestohet 66-vjeçari, në kërkim dy djemtë e tij

Një banesë ku kultivohej dhe prodhohej lëndë narkotike është identifikuar këtë të mërkurë në Fier.

Gjatë operacionin policor të koduar “Gizë”, policia ka kontrolluar shtëpisë e 66-vjeçarit me iniciale S.G. në lagjen “29 Marsi” në Patos.

I moshuari është vënë në pranga, ndërkohë që në kërkim janë dy djemtë e tij, 26-vjeçari me iniciale G.G. dhe 39-vjeçari me iniciale E.G.

Në banesë u gjet 208 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 17.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, 1448 fara kanabisi, 3 granata, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarak, 3 peshore elektronike dhe 2 pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu, u asgjësuan bimë të dyshuara narkotike kanabis, që ishin kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të kësaj banese dhe fidanë të dyshuar kanabis, të kultivuar në kubikë, njofton policia.

Ndaj të dyshuarve, rëndojnë akuzat “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Ndërkohë, gjatë kontrollit, është evidentuar dhe një tokë me kanabis në zonë. Si rrjedhojë, është arrestuar 54-vjeçarja me iniciale V.G., e cila do të hetohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel