Shtëpia e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në bashkëpronësi me shitës arkivolesh!

INA
INA

21/11/2023

Medai Shaholli

Edhe në këtë përvjetor të Alfabetit të Gjuhës Shqipe për fajin e politikanëve të papërgjegjshëm, shtëpia muze na del të jetë me bashkëpronarë sllavë dhe shitës arkivolesh apo agjenci funerale dhe të varrmihësve.

Në çdo përvjetor pushtetarët shqiptar kapërdisen në shtëpinë e Alfabetit për ta kujtuar këtë ngjarje dhe datë të shënuar të trashëgimisë historike dhe të kulturës sonë kombëtare pa u kujtuar se ajo nuk është muze me tapi dhe testament por qëndron si tokë e askujt në qytetin e Shkronjave Shqip të Manastirit!

Instituti i trashëgimisë kulturore në Shkup si ent që duhet të merret me mbrojtjen dhe ruajtjen e Shtëpisë Muze të Alfabetit Shqip nuk i bie ndër mend për këtë muze veç në çdo përvjetor të tij dhe jo për pronësin e saj që duhet blerë.
Fundja ata kanë të drejtë t’i bëjnë thirrje Ministrisë së Kulturës ta shpallin Shtëpinë e Alfabeti objekt të rëndësisë së veçantë të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve duke e blerë atë nga uzurpatorët varrmihës.

Nga ana tjetër shteti shqiptar apo ‘njerka Shqipëri’ nuk do t’ia di se ka një monument të kulturës shqiptare që është katandisur si mos më keq nga autoritete lokale, duke e lënë qëllimisht me bashkë pronarë varrmihës këtë objekt të kulturës shqiptare dhe se ai duhet të blihet nga shteti shqiptar dhe të ruhet e të mbrohet si monument i trashëgimisë historike dhe kulturore të kombit shqiptar!

Ndaj, pushtetarë shqiptarë, ministra dhe deputetë, përfaqësues të kulturës dhe më gjerë, mos shkoni në Shtëpinë e Alfabeteti sa për sy e faqe, por thirrni ndërgjegjes kombëtare dhe mos e lini atë muze të historisë sonë kombëtare ta përvetësojnë varrmihësit e agjencive funerale dhe e zgjidhni atë problem të bashkëpronësisë, duke e blerë me tapi përfundimisht si pronë të kulturës shqiptare, në të kundërtën do t’ju dënojë historia.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KJ2-750x430

Ministrat Bekteshi dhe Shaqiri prezantuan masën e re për vauçerët e turizmit vendor për studentët

x28-800x533-1

Patricia Di Xhovani: Arsimi të bëhet prioritet kombëtar!

shkolla-nxenes-780x439-1

Ja pse dështoi Maqedonia e Veriut në testin PISA

salla universale

Jo më Qyteti i Shkupit, rikonstruimin e Sallës Universale e merr përsipër Ministria e Kulturës

IMG_7008

“Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve

eurovizion

Maqedonia e Veriut as këtë vit nuk do të marrë pjesë në Eurovizion 2024

shkolla-nxenes-klasa

Mustafa: Shumë faktorë ndikuan për PISA-n

librat-780x439

Cilësia në arsim duhet të jetë prioritet në të kundërtën na pret regres kolektiv!

elva margariti unesco

Tjetër traditë shqiptare në UNESCO

INFO

NA NDIQ