Shtëpia e Bardhë nuk e përjashton mundësinë e një takimi mes Trump dhe Rohan

0

Shtëpia e Bardhë nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij iranian, Hassan Rohani, edhe pasi Uashingtoni akuzoi Teheranin se qëndron prapa sulmeve me dronë në Arabinë Saudite.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conëay tha se sulmet e së shtunës “nuk kanë ndihmuar” sa i përket mundësisë së një takimi ndërmjet dy liderëve, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më vonë gjatë këtij muaji, por ajo e la mundësinë e hapur, që një takim i tillë të ndodhë.

“Do t’ia lë në dorë presidentit Trump që të njoftojë se a do të ketë apo jo takim” me Rohanin, tha ajo për Fox Neës.

Administrata e Trumpit ka vendosur sanksione ndaj Iranit, për shkak të programit bërthamor dhe raketave balistike të Republikës Islamike dhe sipas këshilltares Conëay, fushata e sanksioneve amerikane do të vazhdojë edhe nëse ndodhë takimi Trump-Rohani, transmeton Reuters.