Shtëpia super luksoze e Hashim Thaçit, pasuria e presidentit (VIDEO)

0

Këtë herë po ju njohim me shtëpinë e madhe të presidentit Hashim Thaçi, në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt.Ka qenë djali i presidentit, Endriti ai i cili përmes një video ka treguar shtëpinë e tyre në Burojë, e në të cilën jetojnë prindërit e Thaçit.

Edhe pse Thaçi me familjën e tij tash e shumë vite është zhvendosur në Prishtinë, ai po thuajse çdo vikendë viziton shtëpinë e prindërve në Drenicë. Në një oborr të rrethuar me mure të larta, gjendet një shtëpi e madhe e sapo ndërtuar në Çagllavicë, disa kilometra larg Prishtinës.

Aty po banon presidenti Thaçi që nga viti i kaluar. I pari i shtetit ka vendosur që të banojë në periferin e kryeqytetit të banuar kryesisht me serbë, ndërsa edhe rrugët që të qojnë drejt shtëpisë së tij, janë të emruar me emra serbë.

Në pamjet që ka siguruar Magazina.al, shtëpia e Thaçit duket mjaft e madhe ndërsa është e “fortifikuar” me mure të larta e dyer të siguruara mirë.

Ja sa peshon Hashim Thaçi, pasuria e tij?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur detaje mbi të ardhurat dhe pronat që zotëron në deklarimin e kërkuar të pasurisë nga Agjencia Antikorrupsion.

Thaçi ka deklaruar kursime që kalojnë shumën e 10 mijë eurove nga paga vjetore prej 33,282 eurosh si president i Republikës. Ndërkaq, Thaçi ka shpjeguar se një pjesë e kursimeve të grumbulluara janë në emër të së shoqes (1 mijë euro) dhe të të birit (31, 500 euro). Këto të dhëna janë sipas publikimeve të bëra gjatë vitit të kaluar.

Në formularin e dorëzuar, kreu i shtetit të Kosovës ka shënuar se ka në pronësi një shtëpi me vlerë 350 mijë euro (ende e papaguar), një shtëpi në fshat në vlerën 80 mijë euro, si dhe 7 hektarë tokë po ashtu në fshat në vlerën 180 mijë euro.

Thaci ka deklaruar gjithashtu edhe një automjet të tipit “Audi Q5” të vlerës 15 mijë euro, që figuron në emër të bashkëshortes së tij, e cila ushtron profesionin e pedagoges në Universitetin e Mitrovicës, ku merr 19 200 euro pagë vjetore.