Shtesa natyrore e popullsisë afër zeros në Shqipëri, lindjet më të ulëtat që nga viti 1934

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/02/2023

Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka pasur një shtesë natyrore afër zeros, për shkak të vdekjeve të larta dhe rënies së lindjeve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2022, shtesa natyrore e vendit, që mat diferencën mes lindjeve dhe vdekjeve ishte vetëm 675 persona, më e ulëta historike, me përjashtim të dy viteve të pandemisë 2020-2021, kur kishte një numër të lartë të pazakontë vdekjesh.

2021-i është i vetmi në historinë e Shqipërisë me shtesë negative (-3,296), ndërsa në 2020-n shtesa ishte minimale prej vetëm 470 personash, raporton Monitor.

Por, ndërsa në periudhën 2020-2021, indikatori u përkeqësua për shkak të numrit të lartë të vdekjeve si pasojë e pandemisë, në 2022-n, numri i vdekjeve u stabilizua, duke u rikthyer afër tendencës historike dhe efektin kryesor e dha përshpejtimi i tendencës tkurrëse të lindjeve.

Sipas INSTAT, në vitin 2022 u shënuan 22.9 mijë vdekje, me një tkurrje të fortë me 37 për qind në raport me vitin e mëparshëm kur ishte kulmi i pandemisë, duke iu rikthyer trendit normal të para pandemisë (vdekjet në 2022 ishin rreth 5 për qind më të larta se mesatarja e 2016-2019).

Në vend, lindën për të njëjtën periudhë 23.6 mijë bebe, me rënie 13.5 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është numri më i ulët i lindjeve të regjistruara ndonjëherë në vend, që nga viti 1934, kur raportohen të dhënat.

Ky tregues mat vetëm shtesën natyrore të popullsisë, ndërsa popullsia reale mund të jetë tkurrur më shumë për shkak të migracionit neto negativ, me ikjet e popullsisë, sidomos të të rinjve, që vitet e fundit janë përshpejtuar.

Si po bie popullsia

Të dhënat historike tregojnë se shtesa natyrore e popullsisë arriti në nivelin më të lartë historik në vitin 1990, me gati 64 mijë lindje më shumë sesa vdekjet. Në atë vit u shënua një nivel rekord prej 82 mijë lindjesh dhe 18 mijë vdekjesh. Mosha mediane e popullsisë (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) ishte në atë kohë rreth 24 vjeç, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Më pas, emigracioni masiv i pas viteve ’90 dhe ndryshimi i stilit të jetesës që çoi në rënien e lindjeve për një grua, ndikoi në plakjen e popullsisë, që u shoqërua me rënien e lindjeve dhe shtimin e vdekjeve. Në vitin 2022, mosha mediane popullsisë arriti në 38.2 vjeç.

Vala e re e emigracionit, që po përshpejtohet vitet e fundit pritet që ta përkeqësojë më tej këtë tendencë. OKB parashikon që në vitin 2055 mosha mediane e popullsisë të arrijë në 50 vjeç.

Censi i fundit i INSTAT është kryer në vitin 2011, në bazë të së cilit popullsia ishte rreth 2.8 milionë banorë. Censi është shtyrë disa herë, fillimisht për shkak të pandemisë në 2020-n, më pas mungesës së infrastrukturës dhe pritet që të fillojë të kryhet vetëm në shtator të këtij viti.

Vlerësimet indirekte nga lejet e qëndrimit që janë dhënë nga vendet e Bashkimit Evropian tregojnë se që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë. Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion.

Pasojat e tkurrjes natyrore të popullsisë, plakjes graduale dhe sidomos valës së re të emigracionit të të rinjve po ndihen dukshëm në ekonominë vendase, si në mungesën e fuqisë punëtore, tkurrjen e konsumit, ndërsa në të ardhmen efektet pritet të jenë më të mëdha në rënien e produktivitetit dhe ngadalësimin e ekonomisë si dhe përkeqësimit të skemës së pensioneve.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

rama macron makron

Nga takimi kokë më kokë me Macron, te marrëveshjet që do të firmosen, agjenda e kryeministrit Rama në Francë

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria shton buxhetin për mbrojtjen dhe rrit kapacitetin e armatimit

bajram begaj

Fitër Bajrami, presidenti Begaj mesazh urimi për besimtarët myslimanë: Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë

edi rama

Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!

bujar spahiu

“Të rinjtë mos të braktisin vendin! Ndalni dhunën ndaj grave”, mesazhi i kreut të KMSH-së për Fitër Bajram (VIDEO)

ilir-meta

VIDEO/ Meta hipën sërish mbi shtyllë: Përshëndetje për ata që menduan se u ngjita me helikopter

tirana shqiperi

734 mijë vizituan Shqipërinë gjatë marsit

INFO

NA NDIQ