Një shtetas grek është ndaluar në pikën kufitare “Tabanoc”. Personi në fjalë po drejtonte një veturë me targa gjermane, ndërsa është ndaluar për shkak se ka dhënë ryshfet prej 5 eurove për hyrje në Maqedoninë e Veriut.
“Më datë 08.04.2025, në ora 10.05 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, gjatë hyrjes në vend, punonjësit e policisë e kanë privuar nga liria S.P.P.(40) nga Republika e Greqisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënie ryshfeti” nga neni 358, paragrafi 1 i Kodit Penal. Gjegjësisht, gjatë kontrollit kufitar, S.P.P.(40) nga Republika e Greqisë ka paraqitur dokumente për automjetin e pasagjerëve “Ford” me targa gjermane, të cilin e drejtonte, dhe në kartonin jeshil ka vendosur një kartëmonedhë prej pesë eurosh”, thonë nga MPB.