Shtetasi i Maqedonisë kapet me pushkë automatike në Zvicër, ja kush është

0

Tek një shtetas 66-vjeçar verimaqedomas, të premten, më 5 prill në Dittingen BL, administrata federale e doganave zvicerane, në veturën e tij ka gjetur një pushkë automatike.

Gjatë një kontrolli të premten, më 5 prill, nëpunësit drejtorisë federale doganore të Zvicrës (FCA), në veturën e një shtetasi 66-vjeçar verimaqedonas kanë zbuluar një pushkë automatike AR-15, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Përveç armës plotësisht automatike, tek verimaqedonasi ka pasur edhe tre karikatorë dhe 66 plumba, thuhet në një deklaratë të së hënës nga EZV.

Siç thuhet më tej, shtetasve verimaqedonas nuk u lejohet të reklamojnë apo posedojnë armë sipas Ligjit zviceran të armëve. Përveç kësaj, nëpunësit e ECC-së gjetën edhe një shufër për të cilën nevojitet leje përkatëse. Verimaqedonasi tani do të paditet.

Pushka automatike AR-15 është e diskutueshme sepse gjithnjë përdoret nga vrasës masakrues, shkruan më tej Shtegu.com. Vrasësi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, përdori një pushkë të njëjtë për të vrarë 50 persona dhe plagosur 50 të tjerë, në sulmet e 19 marsit të këtij viti.

Vrasësi që vrau 58 persona në Las Vegas (SHBA), më 1 tetor 2017 dhe qëlloi rreth 400 persona, ishte pajisur me pushkë të njëjtë.